Prokuroria nis hetimet për aksidentin me fatalitet në Prishtinë

Një person ka humbur jetën në Prishtinë pas një aksidenti para Ministrisë së Arsimit, ku një veturë ka përplasur semaforin dhe më pas i njëjti ka goditur këmbësorin. Prokuroria Themelore, në bashkëpunim me policinë, ka nisur hetimet dhe ka iniciuar një rast penal me akuzën e "Rrezikimit të Trafikut Publik" me fatalitet

Pamje pas aksidentit në Prishtinë ku mbeti i vdekur një person, 26 shkurt 2024.

Një person ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti në Prishtinë, para objektit të Ministrisë së Arsimit.

Rasti ka ndodhur kur një veturë ka përplasur semaforin e më pas i njëjti ka goditur këmbësorin, duke i shkaktuar plagë të rënda, të cilat më pas sollën vdekjen e këmbësorit.

Laureta Ulaj, zëdhënëse e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, ka bërë të ditur se Prokuroria ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për rastin.

Ajo, në një përgjigje me shkrim për Dukagjinin, ka thënë se hetimet po kryhen në bashkëpunim me policinë dhe kanë çuar në inicimin e një rasti penal “Rrezikimi i Trafikut Publik” me fatalitet.

Pamje pas aksidentit në Prishtinë ku mbeti i vdekur një person, 26 shkurt 2024.

“Rastit të cilit i referoheni, ju njoftojmë se prokurori kujdestar ka dalë në vendin e ngjarjes së bashku me njësitë relevante. Në këtë aksident janë përfshirë një veturë dhe një këmbësor, ku nga plagët e marra këmbësori ka ndërruar jetë. Prokurori i Shtetit ka iniciuar rast në drejtim të veprës penale “Rrezikimi i trafikut publik” (me fatalitet), derisa viktima do t’i nënshtrohet obduksionit në Institutin e Mjekësisë Ligjore. Prokuroria në koordinim me policinë janë duke ndërmarrë veprime hetimore, andaj për veprimet e tjera karshi këtij rasti do të njoftoheni me kohë”, ka thënë Ulaj.

Ndërsa, policia në një përgjigje për Dukagjinin, ka thënë se ngasësja e veturës tashmë është shoqëruar në polici pas aksidentit.

Pamje nga vendngjarja, foto EO.

Shija e redaktorit

Promovohet libri i ri i Luan Tashit mbi Ali Pashë...

Më 5 shkurt (e enjte), në orën 18:30, në Librarinë Dukagjini, në sheshin “Nënë Tereza”, do të promovohet libri më i ri i studiuesit...

Prestigjiozja Forbes: Dukagjini Resort, projekti i parë luksoz në veri...

Revista prestigjioze Forbes shkruan se në bregdetin verior të Shqipërisë, po ngrihet Dukagjini Resort—projekti i parë luksoz në veri që sjell standarde ndërkombëtare dhe...

Fëmijët e Suharekës mirëpresin serinë e re të librave të...

A do botoni libra të tjerë për moshën tonë? Kjo është kureshtja me të cilën u shoqërua takimi i nxënësve të Suharekës me Shtëpinë Botuese...

Të fundit nga rubrika