Foda premton lojë agresive dhe sulmuese ndaj Armenisë

Përzgjedhësi i Kosovës në futboll, Franco Foda, premton lojë agresive dhe sulmuese në ndeshjen miqësore kundër Armenisë.

Foda në konferencën për media, një ditë para ndeshjes, ka thënë ndër të tjera se është punuar më shumë në aspektin taktik.

“Armenia dhe Kosova kanë lojtarë shumë të mirë, sidomos taktikisht dhe që të dyja kanë paraqitje solide. Në tri ditët e fundit jemi koncentruar në aspektin taktik. Do të luajmë në mënyrë sa më agresive dhe të sulmojmë sa më shpejt”, u shpreh Foda.

Trajneri gjerman që do të debutojë te Kosova ndaj Armenisë, ka shtuar se edhe përkundër që koha nuk ka qenë e përshtatshme, ekipi është përgatitur shumë mirë.

“Kemi pasur seanca stërvitore shumë të mira në Prishtinë edhe pse koha nuk ka qenë aq e përshtatshme. Sidoqoftë, ekipi është në gjendje të mirë”, shtoi Foda.

Përballjen me armenët, të rëndësishme  e ka quajtur sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi.

“E gjithë skuadra është e përgatitur për këtë ndeshje, si fizikisht, ashtu edhe psiqikisht. Ndonëse janë ndeshje miqësore, është shumë e rëndësishme të fitojmë dhe të mësohemi me fitore”, tha Muriqi.

Ai ka theksuar se Kosova do të dëshmojë se ka ekip më të mirë se sa Armenia.

“Besoj që Kosova është favorite për ndeshjen e nesërme. Individualisht, por edhe si ekip, do ta demonstrojmë që jemi më të mirë. E njohim shumë mirë Armeninë të cilën e kemi studiuar”, deklaroi Muriqi.

Dueli miqësor ndërmjet Armenisë dhe Kosovës, do të zhvillohet të premten në Jerevan prej orës 17:00 me kohën e Kosovës.

Shija e redaktorit

Distria Krasniqi ia siguron Kosovës medaljen e artë në Kroaci

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e artë në Grand Prixin që po mbahet në Zagreb të Kroacisë. Krasniqi ka vazhduar dominimin e plotë...

Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të nxënësit,...

Një epokë e re e të mësuarit ka nisur për nxënësit e klasave të para! Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të parë...

Panairi i Librit në Tiranë: “Dukagjini” me 50% zbritje, stenda...

Në Tiranë ndihet kudo aroma e librit! Panairi i 28-të i Librit në Pallatin e Kongreseve ka hapur dyert dhe, si çdo vit, Shtëpia...

Të fundit nga rubrika