Tahiri: Qeveria ka dështuar në rrafshin e brendshëm dhe në atë të jashtëm

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, ka fajësuar Qeverinë për dëmtimin e mirëqenies së qytetarëve dhe prishjen e raporteve me faktorin ndërkombëtar

FOTO:EO

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, ka fajësuar Qeverinë për dëmtimin e mirëqenies së qytetarëve dhe prishjen e raporteve me faktorin ndërkombëtar. Ai ka deklaruar se për shkak të Qeverisë së udhëhequr nga kryeministri Albin Kurti, qytetarët e Kosovës janë më të varfër dhe ballafaqohen me probleme serioze.

Sipas tij, problemi themelor i kësaj qeverie në tri vjet ka qenë mosfokusi ndaj problemeve që ndërlidhen me politikat e brendshme.

“Kosova është sot më e varfër, Kosova sot ballafaqohet me probleme serioze që lidhen me mirëqenien e qytetarëve. Pensionet janë të njëjta, pagat janë të njëjta, kushtet veçse janë vështirësuar, ndërsa çmimet janë ngritur në çdo aspekt. Në rrafshin e brendshëm ka një dështim total të menaxhimit të politikave të brendshme. Për tri vjet nuk kanë arritur të sjellin një ligj që e kishin kauzë, ligjin për sigurime shëndetësore. Është vendi i vetëm pa sigurime shëndetësore. Në rrafshin ndërkombëtar, Kosova vazhdon të jetë nën sanksionet e Bashkimit Evropian. Në rrafshin e marrëdhënieve bilaterale, marrëdhëniet me SHBA-në kurrë s’kanë qenë më të dobëta”,  ka thënë ai.

Tahiri ka fajësuar pushtetin edhe për migrimin e të rinjve. Ka deklaruar se Kosova rrezikohet nga ekzistenca e njerëzve për shkak të mungesës së perspektivës.

“Kjo është Qeveria më e dobët në trajtimin e mirëqenies qytetarëve. Pra, qytetari Kosovës është më i varfër, e më me pak shpresë. Migrimi i të rinjve nuk ka qenë kurrë më i madh. Është duke u rrezikuar ekzistenca e njerëzve në Kosovë për shkak të mungesës së perspektivës dhe shpresës”, ka thënë ai./EO

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika