Vrasje në tentativë në Klinë, policia po e heton rastin

Disa të dyshuar po tentonin të kryenin vjedhje në një objekt fetar. Kur patrulla policore ka arritur në vendngjarje, të dyshuarit kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të policëve, si pasojë është plagosur një zyrtar policor

Një qytetar ka njoftuar në polici se disa të dyshuar janë duke tentuar të bëjnë vjedhje në një objekt fetar në Klinë.

Patrulla policore i është përgjigjur rastit, ku të dyshuarit kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të policisë.

Nga të shtënat është plagosur një zyrtar policor, i njëjti është dërguar në Spitalin e Pejës.

“Klinë  09.05.2024 – 03:56. Ankuesi mashkull kosovar ka njoftuar se persona të dyshuar janë duke tentuar të bëjnë vjedhje në objekt fetar. Patrulla policore i është përgjigjur rastit, ku të dyshuarit kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të policisë. Si pasojë e të shtënave, një zyrtar policor është plagosur dhe është dërguar në Spitalin e Pejës. Rasti është duke u hetuar nga njësitet relevante policore”, ka bërë të ditur Policia e Kosovës përmes raportit të saj 24-orësh.   

 

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika