Klinaku – Trendafilovës: Ti moti u dashtë me shku në pension

Trendafilova ka bërë të ditur se ka dhënë një paralajmërim të fundit për Haradinajn, duke shtuar se çdo shkelje e ardhshme do të sjellë kthimin e tij në paraburgim të menjëhershëm

Faton Klinaku

“Me kanë marë e mirë, ti moti u dashtë me shku në pension”.

Kështu i ka reaguar u.d i kryetarit të Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL-UÇK), Faton Klinaku, kryetares së Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë, Ekaterina Trendafilova, e cila tha se Nasim Haradinaj duhet të respektojë kushtet e vendimit të dënimit të tij, duke e paralajmëruar se “intervistat e tij në medie pa leje paraqesin shkelje të rëndë”.

Trendafilova ka bërë të ditur se ka dhënë një paralajmërim të fundit për Haradinajn, duke shtuar se çdo shkelje e ardhshme do të sjellë kthimin e tij në paraburgim të menjëhershëm.

“Kryetarja shpjegoi se megjithëse vendimi mund të revokohet ose modifikohet menjëherë mbi bazën e shkeljeve, ajo vendosi që zotit Haradinaj t’i jepte edhe një paralajmërim të fundit, dhe e bëri të qartë se çdo shkelje tjetër do të rezultojë në kthimin e tij të menjëhershëm në objektin e paraburgimit të DHSK-së për të vuajtur pjesën e mbetur të dënimit”, thuhet në komunikatën për medie.

Nasim Haradinaj ishte dënuar me 4 vjet e tre muaj burgim për shkelje të fshehtësisë së procedurës në Gjykatën Speciale në Hagë, dhe ishte liruar me kusht në dhjetor të vitit 2023.

Lexo edhe: “Intervista pa leje”, Specialja i jep paralajmërimin e fundit Haradinajt

Shija e redaktorit

Fëmijët e Suharekës mirëpresin serinë e re të librave të...

A do botoni libra të tjerë për moshën tonë? Kjo është kureshtja me të cilën u shoqërua takimi i nxënësve të Suharekës me Shtëpinë Botuese...

Libraria Dukagjini sjell promovimin e librit “Një Ditë Tjetër” të...

Të hënën, më 2 shkurt, ora 17:00 tek Libraria Dukagjini në Sheshin Nënë Tereza, në Prishtinë, hap dyert për promovimin e librit më të...

Nxënësit në Klinë e mirëpritën promovimin e 26 lektyrave nga...

Disa i kanë pasur në duar, e shumë prej tyre mezi presin t'i lexojnë lektyrat me personazhet e preferuara. ''Unë mendoj se pinokio është përrallë...

Të fundit nga rubrika