Sveçla i kundërpërgjigjet ish-kryeinspektorit të AKI-së, mohon se është sulmuar me AK-47 në Ujman

Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, ka mohuar akuzat e ish-kryeinspektorit të AKI-së, Burim Ramadani, se ai ishte sulmuar me armë në Ujman në fillim të korrikut

Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, ka reaguar ndaj deklaratave të ish-kryeinspektorit të Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë (AKI), Burim Ramadani, të bëra në një intervistë televizive në “T7”.

Ramadani pretendoi se Sveçla ishte gjuajtur me armë gjatë një qëndrimi të tij në Ujman në fillim të korrikut.

Sipas Ramadanit, incidenti ndodhi ndërsa Sveçla ishte në një barkë së bashku me disa policë. Ramadani deklaroi se ministri ishte sulmuar me armë zjarri, duke përmendur specifikisht armën AK-47.

Këto pretendime janë hedhur poshtë nga ministri Sveçla, i cili i ka cilësuar si të pavërteta dhe fabrikime.

“Dje në një paraqitje televizive, ish kryeinspektori i AKI-së Burim Ramadani paska deklaruar diçka që aspak nuk është e vërtetë. Unë asnjëherë nuk jam sulmuar në Liqenin e Ujmanit, as me Ak 47 e as me asnjë metodë apo mjet tjetër. E gjitha është fabrikim i tij, arsyet nuk i di. Unë kam qenë në Ujman me barkë të shtunën së bashku me Kryeshefin e Ibër Lepencit dhe shefin e NjNSh-së së kufirit, vizitë e cila jo vetëm se ka shkuar shumë mirë por ka qenë edhe shumë produktive”, ka shkruar Sveçla në Favebook.

Sveçla ka theksuar se zakonisht nuk do të reagonte ndaj pretendimeve të tilla, megjithatë, ai vendosi të përgjigjet për shkak të pozicionit të lartë që mbante Ramadani.

“Unë as nuk do të reagoja ndaj kësaj gënjeshtre, siç nuk reagoj ndaj shumë të tjerave, po të mos njihej fakti se ky person ka mbajtur një pozitë ku integriteti do të duhej të ishte një ndër cilësitë kryesore.

Sulmet edhe mund të ndodhin, por ato as nuk na frikesojnë as nuk na zbrapsin. Unë veq lutem që nëse kjo të ndodhë, mos të pësojnë njerëzit përreth meje. Edhe po, shkoj shpesh edhe te Kukësi, Tropoja, Hasi e Dragashi, se e kam një amanet prej shumë gjeneratash për atë kufirin atje!”, ka shtuar Sveçla.

Shija e redaktorit

Këto janë libraritë ku mund t’i gjeni tekstet shkollore të...

Shtëpia botuese “Dukagjini” njofton se ka filluar shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 dhe tashmë janë në dispozicion në të gjitha libraritë partnere...

Fillon shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 nga shtëpia...

Shtëpia botuese “Dukagjini” ka nisur zyrtarisht shitjen e teksteve shkollore për vitin e ri shkollor 2025/2026. Prindërit, mësimdhënësit dhe nxënësit tani mund t’i gjejnë...

50 autoblinda për Kosovën, Ambasada amerikane: Tjetër hap në angazhimin...

Të premten është mbajtur ceremonia e pranim-dorëzimit të autoblindave të reja të prokuruara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Forcën e Sigurisë së...

Të fundit nga rubrika