U zhvillua sot ceremonia mortore për Eldion Kelmendin, i cili humbi jetën tragjikisht një ditë më parë në një aksident të rëndë komunikacioni.
Në këtë ceremoni morën pjesë një numër i madh qytetarësh, të afërm dhe miq, për t’i dhënë lamtumirën e fundit të ndjerit.
Mes të pranishmëve ishte edhe këngëtari Gjesti, vëllai i Eldionit, i cili u ngushëllua nga të afërmit dhe miqtë e tij.
Në varrim morën pjesë gjithashtu figura publike dhe ish-banorë të Big Brother Vip Albania, përfshirë edhe Egli Tako, të cilët shprehën dhimbjen dhe solidaritetin e tyre në këtë moment të vështirë për familjen Kelmendi.