Vazhdojnë dorëheqjet e gjyqtarëve të basketbollit: Largohet edhe Genc Vitaku

Genc Vitaku ka dhënë dorëheqje nga Federata e Basketbollit të Kosovës.

Vendimi i gjyqtarit të basketbollit vjen vetëm pak ditë pasi u certifikua nga FIBA.

Të paktën kështu ka raportuar Paparaci, duke mos bërë të ditur arsyet e dorëheqjes së Vitakut.

Megjithatë, mësohet se ai tashmë ua ka kumtuar lajmin drejtuesve të FBK-së.

Vitaku ishte njëri ndër gjyqtarët më cilësorë në elitën e basketbollit kosovar.

Atij i ishin besuar ndeshje të mëdha, pasi shihej si një gjyqtar premtues për të ardhmen e basketbollit.

Pak muaj më parë, dorëheqje kishin dhënë edhe Atdhe Goçaj dhe Visar Bunjaku.

Shija e redaktorit

Hotel Dukagjini nikoqir i Asamblesë së Federatës Ndërkombëtare të Alpinizmit...

Rreth 130 përfaqësues të 90 shteteve të ndryshme të botës do të qëndrojnë për disa ditë në Pejë. Kjo për shkak se Federata e Bjeshkatarisë...

Hotel Dukagjini nikoqir i Asamblesë së Përgjithshme të Federatës Ndërkombëtare...

Federata e Bjeshkatarisë dhe Ngjitjes Sportive të Kosovës (FBNSK) shënon një moment historik duke pritur për herë të parë në Kosovë Asamblenë e Përgjithshme...

Zgjedhjet lokale, nesër intervistohen mbi 50 mijë qytetarë për Exit...

Zgjedhjet lokale që do të mbahen nesër në 38 komunat e vendit do të shënojnë një rekord historik sa i përket Exit Poll-eve. Në kuadër...

Të fundit nga rubrika