Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar një 64-vjeçar në Zubin Potok për sulm fizik.
Sipas njoftimit të policisë, i dyshuari pas një mosmarrëveshjeje ka sulmuar fizikisht një person, njofton Dukagjini.
“Me datën 05.11.2025, rreth orës 10:30, në Stacionin Policor në Zubin Potok është raportuar një rast i sulmit fizik. Sipas deklaratave të ankuesit, ai është sulmuar fizikisht dhe goditur nga një person i dyshuar pas një mosmarrëveshje. Njësitet policore kanë ndërmarrë veprimet e menjëhershme dhe kanë arritur të arrestojnë të dyshuarin K.J. (64 vjeçar), i cili është intervistuar në stacionin policor në Zubin Potok”, thuhet në njoftimin policor.
Tutje bëhet e ditur se lidhur me rastin, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar inicimin e rastit “Sulm”, ndërsa i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.