Gjykata refuzon kërkesën e Besim Kelmendit për masën e sigurisë dhe rikthimin si U.D. Kryeprokuror i Shtetit

Gjykata Themelore në Prishtinë ka refuzuar kërkesën e Besim Kelmendit për caktimin e masës së përkohshme të sigurisë dhe për pezullimin e vendimit të Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK), me të cilin ai u shkarkua nga pozita e Ushtruesit të Detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit.

Siç raoprton Betimi për Drejtësi Vendimi është marrë më 4 dhjetor nga gjyqtarja Valbona Gjonbalaj, pasi gjykata konstatoi se nuk ishin përmbushur kushtet ligjore të parashikuara në nenet 99 dhe 100 të Ligjit për Konfliktet Administrative për caktimin e masës së përkohshme.

Përmes avokatit të tij, Flakron Sylejmani, Kelmendi kishte kërkuar anulimin e vendimit të KPK-së dhe rikthimin në detyrë deri në vendosjen përfundimtare të gjykatës, duke argumentuar se shkarkimi ishte marrë pa kuorum dhe pa respektim të procedurave ligjore gjatë mbledhjes së 20 nëntorit.

Ai pretendonte se vendimi i shkaktonte dëm të rëndë, të menjëhershëm dhe të pakthyeshëm, përfshirë dëme reputacioni dhe profesionale, si dhe krijonte pasiguri institucionale në udhëheqjen e Prokurorisë së Shtetit.

Nga ana tjetër, Këshilli Prokurorial i Kosovës kishte kërkuar refuzimin e masës së përkohshme, duke argumentuar se pozita e U.D. Kryeprokurorit është e përkohshme dhe e zëvendësueshme, largimi nga kjo detyrë nuk cenon statusin profesional të Kelmendit, dhe pretendimet për dëm të pakthyeshëm ishin të pabazuara. KPK theksoi gjithashtu se interesin publik e kërkon funksionim të qëndrueshëm të Prokurorisë së Shtetit pa ndërhyrje gjyqësore në vendimmarrjet e saj.

Në arsyetimin e saj, gjykata vuri në dukje se për vendosjen e masës së përkohshme duhet të ekzistojnë dy kushte kumulative: dëmi i rëndë dhe i pakthyeshëm për paditësin dhe mungesa e cenimit të interesit publik. Sipas gjykatës, Kelmendi nuk arriti të provojë dëmin e pakthyeshëm, ndërsa pezullimi i vendimit do të cenonte interesin publik dhe do të ndërpriste proceset e rregullta të vendimmarrjes në sistemin prokurorial.

Shija e redaktorit

Dukagjini prezanton serinë e re të lektyrave në Prishtinë: “Kutia...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” ka promovuar sot në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës serinë e re të Lektyrave shkollore për klasat 1–5, në një aktivitet që...

Shkolla “Ismail Qemali” anëtarësohet në UNESCO Education Charter Club

Shkolla fillore e mesme e ulët “Ismail Qemali” në Prishtinë ka marrë konfirmimin zyrtar për themelimin e “Ismail Qemali UNESCO Education Charter Club”, duke...

“Dita e Forcës”, kazermat e FSK-së të hapura për qytetarët

Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës, me rastin e Ditës së Forcës, sot duke filluar nga ora 09:00 deri në ora...

Të fundit nga rubrika