S’ka distancim – “Gjuha e egërsuar” e nxitur nga “polarizimi që u krijua gjatë bllokadës”

Të premten nuk pati distancim publik nga Partia Demokratike lidhur me gjuhën e kryetarit të Skenderajt, Sami Lushtatku, ndaj ish-deputetes, Adriana Matoshi. Por as në Lëvizja Vetëvendosje për komentet paraprake të Matoshit ndaj Lushtakut. Profesorë vlerësojnë se “gjuha e egërsuar” është e nxitur nga polarizimi që u krijua gjatë bllokadës dhe përpjekjeve për “t’ia lënë fajin njëra tjetrës”

Në një telefonatë ku fillimisht u pyet nëse tërhiqet nga një deklaratë seksiste dhe e papranueshme, kryetari i ri i Skenderajt, Sami Lushtaku, përshkallëzoi edhe më shumë në gjuhën e përdorur ndaj ish-deputetes, Adriana Matoshi.

Drejtuesi i emisionit Debat Plus, Ermal Panduri i tërhoqi menjëherë vërejtjen Lushtakut, duke e cilësuar të papranueshme nivelin e gjuhës.

“Jo, jo, kjo është gjuhë e papranueshme”

Por, ky ishte vetëm vazhdim i një komunikimi me gjuhë përulëse e fyese që kishte nisur më herët ndërmjet Matoshit të LV-së dhe Lushtakut të PDK-së.

Pasi tha se “gjuha e egërsuar dhe stigmatizuese” ndaj kundërshtarëve është ambientuar në “kulturën e komunikimit politik”, profesori Fadil Maloku e lidhi atë me bllokadën dhe përpjekjet e palëve “për lënien fajit” njëra-tjetrës.

“Kjo gjuhë për mendimin tim është rritur si pasojë e polarizimit që u bë në ngërçin e shkaktuar nga ish-opozita dhe nga ish-qeveria, dhe kjo është ende aktuale. Unë mendoj që në zgjedhje e jashtëzakonshme që do të mbahen kjo do të rritet dhe do të ashpërsohet edhe gjuha”, ka thënë Fadil Maloku, Profesor i Sociologjisë.

Parakusht për një fushatë përmbajtjesore, sipas profesorit Dorajet Imeri është distancomi i partive nga kjo gjuhë dhe kërkim-falja publike nga akterët e përfshirë.

“Aktualisht në skenën tonë politike është duke dominuar një gjuhë vërtetë fyese dhe ofenduese, kjo nuk është gjuhë e ashpër, kjo natyrisht që nuk është programore, kjo nuk është as gjuhë politike. Kjo më shumë është një gjuhë para politike, do ta quaja. Ofendimi deri në këtë nivel i kundërshtarëve politikë, duke i cilësuar me terma kaq përulës unë besoj që nuk i përket një klase politike të përgjegjshme dhe të ndërgjegjshme”, ka thënë Dorajet Imeri, Profesor i Shkencave Politike.

Këtë gjuhë ende pa nisur fushata për zgjedhjet e parakohshme parlamentare, profesori Maloku e lidhi edhe me mungesën e ofertës programore të partive.

“Do të duhej të bënin një ofertë programore, një program të shkurtë sepse koha është e shkurtë, sidomos në sferën ekonomike, që unë nuk kam pa ende”, ka thënë Fadil Maloku, Profesor i Sociologjisë.

Edhe pse kanë vazhduar komentet dhe publikimet në rrjetet sociale, as Partia Demokratike e as Lëvizja Vetëvendosje nuk janë distancuar publikisht nga deklaratat e anëtarëve të tyre.

Shija e redaktorit

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Të fundit nga rubrika