Pa dënim për sulmin në Banjskë dhe Ibër-Lepenc, dialogu s’mund të vazhdojë normalisht, thotë Emini

Rifillimi i takimeve në dialogun Kosovë-Serbi duhet të lidhet me dënimin sulmit terrorist në Banjskë dhe rastin e Ibër-Lepencit, sipas Donika Eminit, eksperte e marrëdhënieve ndërkombëtare.

Në emisionin FIVE, Emini theksoi se procesi i dialogut nuk mund të vazhdojë në rrethana normale nëse këto raste nuk marrin dënimin e duhur nga Bashkimi Evropian.

Sipas saj, BE-ja duhet të sigurojë garanci që rinisja e dialogut të mos bazohet vetëm në implementimin e marrëveshjeve nga Kosova, por edhe në përgjegjësinë e Serbisë, duke shmangur njëanshmërinë e procesit.

“Nëse nuk dënohet Banjska por edhe rasti i Ibër-Lepencit nuk mund të vazhdohet në dialog në rrethana normale. Nuk duhet të jenë kushte për të rifilluar procesin, sepse procesi me BE mund të rifillojë, Kosova në aspektin bilateral mund të angazhohet me BE edhe nëse nuk ka takim trelateral Kosova mund të angazhohet shumë lehët me Sorenin me Kallas por edhe me akterët e tjerë, në mënyrë që të sigurohet që e para të adresohet rasti i Banjskës, e dyta ka vullnet edhe garancion, vullnet prej Serbisë nuk me pasë sigurt sepse çështjet e Kosovës nuk kanë qenë prioritet për qeverinë serbe.

Kosova mund të kërkojë garancione prej BE që rinangazhimi në dialog do të sillte jo vetëm garancitë nga Serbia mirëpo garancitë tjera nga BE, sepse be në mënyrë të njëanshme shtyn Kosovën për implementim të marrëveshjes për asociacion pa garantuar se si do të ndodhë ky proces, çfarë implikim mund të ketë….”, ka deklaruar Emini.

Vizita e Sorensen, Bytyçi: Përgatitje për takim në dialog dhe shtytje për formim të institucioneve

Shija e redaktorit

INTERVISTË| Armend Mehaj: Kosova sot është fuqi ushtarake reale –...

Ish-ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Armend Mehaj, ka dhënë një intervistë ekskluzive për RTV Dukagjini, e cila njëherësh shënon edhe intervistën e...

RTV Dukagjini ju uron Vitin e Ri 2026!

Me rastin e ndërrimit të motmoteve dhe hyrjes në Vitin e Ri 2026, RTV Dukagjini u përcjell urimet më të përzemërta të gjithë qytetarëve...

Prishtina feston me muzikë e fishekzjarrë, qytetarët tregojnë pritjet për...

Festa për pritjen e vitit të ri në sheshet e kryeqytetit ka nisur nga ora 18 e do të vazhdojë deri në orët e...

Të fundit nga rubrika