Gjykimi në Hagë, vazhdon deklaratat përmbyllëse mbrojtja e Krasniqit

Në Gjykatën Speciale në Hagë, edhe këtë të hënë do të vazhdojnë deklaratat përmbyllëse të ekipit mbrojtës në gjykimin ndaj ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ish-kryeparlamentarëve, Kadri Veseli dhe Jakup Krasniqi, dhe ish-deputetit, Rexhep Selimi.

Deklaratat e mbrojtjes së Krasniqit do të vazhdojnë sot, ndërsa trupi gjykues do të ketë mundësi të parashtrojë pyetje dhe pasdite do të vijojë fjalën Prokuroria.

Seanca pritet të nisë në orën 09:45 sipas kohës lokale dhe të përfundojë rreth orës 16:45.

Më 13 shkurt u zhvillua dita e pestë e deklaratave, ku ekipi i Selimit përmbylli fjalën duke kërkuar shpalljen e tij të pafajshëm.

Ndërsa,mbrojtja e Krasniqit ka nisur prezantimin e argumenteve që ai nuk ka lidhje me ndonjë krim dhe ka qenë vetëm zëdhënës i UÇK-së, jo komandant me kontroll ushtarak.

Po ashtu, mbrojtja hodhi poshtë pretendimin se Krasniqi ka qenë parësor në hartimin e komunikatave të UÇK-së.

Pas përmbylljes së deklaratave, çështja do të kalojë te trupi gjykues. Gjykatësit kanë tre muaj kohë që të marrin një vendim për çështjen, ose të kërkojnë zgjatjen e afatit për marrjen e vendimit.

Shija e redaktorit

Shpallje zyrtare në Uashington: 17 Shkurti, Dita e Pavarësisë së...

Në prag të 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Ambasada e Kosovës në Uashington DC ka bërë të ditur se 17 Shkurti është...

Nxënësit e Rahovecit e mirëpritën prezantimin e lektyrave nga “Dukagjini”

Fillim java, në Rahovec për dhjetëra nxënës të ciklit të ulët të shkollave fillore solli më të dashurit për ta, personazhet të cilat shumica...

E jashtëzakonshmja Distria Krasniqi, ia sjell Kosovës medaljen e artë...

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar të artën në Grand Slam të Parisit në kategorinë deri në 52 kilogramë. Krasniqi kishte një rrugëtim të gjatë...

Të fundit nga rubrika