Çmimi i naftës rritet – Inspektorët e MINT-it shtojnë kontrollet në terren

Ministria e Industrisë dhe Tregtisë i ka intensifikuar kontrollet në terren për shkak që nga dje u rriten çmimet e derivateve në vend. Në disa pika kjo rritje ka qenë rreth 15 cent për litër, derisa nga shoqata e naftarëve arsyetohen se aktualisht në Kosovë është çmimi më i lirë në rajon.

Tabelat elektronike në pikat e derivateve në qytet kanë ndërruar çmimet nga rreth 1.15 cent për naftën sa ishte, në 1.34 këtë të martë.

Ngritje ka pësuar edhe benzina, 1.33 cent ditën e sotme. Ky është çmimi më i lartë ndër pikat e shitjes në kryeqytet ngase në disa pika, derivatet shiten edhe për një ose dy cent më lirë.

Megjithëse rritja në bursa ndërkombëtare ndodhi vetëm dje në mëngjes, çmimi u reflektua menjëherë në treg, çka ka bërë që inspektorët e Mbikëqyrjes së Tregut të rrisin kontrollet në pikat e shitjes e në njërën prej tyre, prezent ka qenë edhe Dukagjini.

Në një pikë në zonën industriale në periferi të kryeqytetit, dy inspektorët morën pamje të tabelave elektrike për të vazhduar më pas tek faturat e konsumatorëve.

Pas marrjes së dy faturave, ku edhe tregohet çmimi për litër, inspektorët kanë takuar përfaqësuesin e pikës, në kërkim të disa dokumenteve.

“Çmimi i stokut për litër, disel, benzin. Çmimi shitës me pakicë prej të premtes deri ditën e sotme, nga 27 – 3. Krejt këto i përcjell sot deri në tre, 15:00”, tha inspektori i MINT-it.

Pas përfundimit të proces-verbalit, inspektorët vazhduan në pikat e tjera të shitjes me qëllim të grumbullimit të informacioneve.

Në një përgjigje për Dukagjinin, nga Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë kanë deklaruar se mbikëqyrja do të vazhdojë edhe ditëve në vazhdim ndaj operatorëve ekonomik.

E njëheri, nuk përjashton as mundësinë e propozimit të rregullimit të çmimeve me qëllim të mbrojtjes së konsumatorit.

“Kjo mbikëqyrje do të vazhdojë në mënyrë intensive dhe përgjatë ditëve në vijim, ku do të hartohen edhe raporte në baza ditore të inspektimeve në terren ndaj operatorëve ekonomikë, që merren me tregtimin e derivateve të naftës me fokus tek çmimet.

Në rast të luhatjeve të menjëhershme dhe të pajustifikuara të çmimeve, Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut nga raportet ditore të inspektimeve në terren si dhe evidencave ditore nga Dogana e Kosovës do të propozojë marrjen e Vendimit nga Ministrja e MINTI përmes të cilit vendoset rregullimi i çmimeve dhe caktohen masat e tjera mbrojtëse për produktet e naftës me qëllim kryesor mbrojtjen e konsumatorëve dhe ruajtja e stabilitetit të tregut vendor”.

E nga Shoqata e Naftëtarëve thonë se mbyllja e ngushticës së Hormuzit, njërës nga pikat kyçe për tregtimin e naftës, e ka pasur efektin e vet.

“Çdo problem në atë koridor reflektohet në tregjet globale dhe reflekton edhe tek ne në Kosovë, këtë korridor e kanë kaluar me qindra anije në ditë po tash nuk kalojnë jo më shumë e 4 deri në 5 në ditë dhe ato me rrezikshmëri të madhe.

Qytetarët nuk kanë nevojë për panik se derivate në Kosovë ka mjaftueshëm dhe shpresojmë se do arrihet një marrëveshje paqeje dhe do të stabilizohet tregu i naftës në tërë globin. Qytetarët tonë janë duke u shërbyer me çmimet më të lira në regjion”, ka thënë kryetari i shoqatës, Fadil Berjani.

Një ditë më parë, MINT ka ftuar qytetarët të raportojnë çdo parregullsi apo mashtrim të mundshëm në adresat zyrtare të saj.

Shija e redaktorit

Raportimet për reduktim të trupave të KFOR-it: NATO dhe Pentagoni...

Katër diplomatë të NATO-s kanë “alarmuar” Ballkanin Perëndimor e në veçanti Kosovën këtë të enjte pas deklarimit se Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA)...

Mbreti Charles III e uron Kosovën në 18-vjetorin e Pavarësisë

Mbreti i Mbretërisë së Bashkuar, Charles III, i ka dërguar një letër urimi presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e 18...

Shpallje zyrtare në Uashington: 17 Shkurti, Dita e Pavarësisë së...

Në prag të 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Ambasada e Kosovës në Uashington DC ka bërë të ditur se 17 Shkurti është...

Të fundit nga rubrika