Sot pritet certifikimi i rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të mbajë sot duke filluar nga ora 11:00, mbledhjen e radhës, në të cilën pritet të certifikohen rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës, të mbajtura më 7 qershor.

Kjo për Dukagjinin u bë e ditur nga zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, i cili ka njoftuar se certifikimi i rezultateve është pika kryesore e rendit të ditës.

Sipas Elezit, mbledhja është caktuar pasi Gjykata Supreme ka vendosur lidhur me ankesat e paraqitura në këtë institucion në procesin paszgjedhor.

Me certifikimin e rezultateve përfundimtare nga KQZ-ja përmbyllet zyrtarisht procesi zgjedhor i zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 7 qershorit.

Shija e redaktorit

Ekspozita “Ngjyrat e Lirisë” hapet në Prishtinë, arti në shërbim...

Platforma qytetare “Liria ka Emër” ka hapur sot në FLORI Gallery, në Prishtina Mall, ekspozitën “Ngjyrat e Lirisë”, një aktivitet artistik kushtuar luftës së...

Tasholli: Prej 16 shtatorit, Kosova nuk do të jetë më...

Ismail Tasholli nga platforma qytetare “Liria ka Emër”, në një lidhje direkte në emisionin FIVE në RTV Dukagjini, ka folur pas konferencës së mbajtur...

Thaçi rrëfen prapaskenat e Rambujesë: Nuk isha i sigurt nëse...

Ish-presidenti i Kosovës dhe ish-drejtuesi politik i UÇK-së, Hashim Thaçi, ka rrëfyer në një intervistë të gjerë dhe ekskluzive në Debat Plus disa prej...

Të fundit nga rubrika