Justina Shiroka-Pula është zgjedhur presidente e Republikës së Kosovës.
Shiroka-Pula mori votat e 81 deputetëve të Kuvendit të Kosovës, duke u zgjedhur në krye të shtetit në seancën e jashtëzakonshme të mbajtur sonte, njofton Dukagjini.
Ajo ishte propozuar për presidente nga kryeministri Albin Kurti.
Shiroka-Pula është akademike dhe aktualisht drejton Akademinë e Shkencave dhe të Arteve të Kosovës (ASHAK).
Ajo ka shërbyer edhe si ministre e Energjisë dhe Minierave dhe si deputete e Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së.
Shiroka-Pula ka marrë 81 vota, një votë Eliza Hoxha dhe një votë ishte e pavlefshme.
Me zgjedhjen e Shiroka-Pulës, Kosova tashmë ka presidenten e re të Republikës.
