Shiroka-Pula: Do të jem presidente e gjithë qytetarëve, do ta mbroj Kushtetutën dhe interesin e Republikës

Presidentja e zgjedhur e Kosovës, Justina Shiroka-Pula, në fjalimin e saj pas zgjedhjes në këtë post, ka thënë se do të jetë presidente e të gjithë qytetarëve të Kosovës.

Ajo tha se e pranon me nder të madh dhe përgjegjësi detyrën e presidentes, duke theksuar se mandati i saj nuk i përket vetëm një personi, por qytetarëve dhe shtetit të Kosovës.

Shiroka-Pula u shpreh se gjatë mandatit të saj do të angazhohet për unitet, drejtësi, zhvillim dhe forcimin e institucioneve të vendit.

“Ky mandat nuk i përket vetëm një personi, i përket qytetarëve tanë, institucioneve tona dhe shtetit për të cilin shumë breza sakrifikuan. Do të jem presidente e gjithë qytetarëve”, tha Shiroka-Pula. “Do të punojë për unitet, drejtësi, zhvillim dhe përforcimin e institucioneve tona. Kosova duhet të ecë përpara si shtet demokratik, sigurt me orientim të qartë euroatlantik e me miqësi të fortë me aleatët tanë. Do ta mbrojë Kushtetutën, interesin e Republikës dhe dinjitetin e qytetarëve tanë. Besoj në Kosovën, njerëzit e saj dhe besoj së bashku mund të ndërtojmë të ardhme më të mirë për brezat që vijnë. Zoti e bekoftë Republikën e Kosovës”, deklaroi Shiroka-Pula.

Shija e redaktorit

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Të fundit nga rubrika