
Zëvendeskryeministri Besnik Bislimi përmes një postimi në rrjetin social facebook ka shprehur mirëseardhje për Arnhild Spence, kordinatoren për zhvillim të Kombeve të Bashkuara në vend, i cili tha se UNKT janë të gatshëm të ndihmojnë Kosovën.
Bislimi ka theksuar se më znj. Spence janë diskutuar tema si zhvillimi ekonomik, barazia, siguria dhe aspekti ligjor, duke i kushtuar vëmendje të veçantë mbrojtjes së shtresave të cenueshme të shoqërisë.
“Diskutuam dhe mbi Strategjinë Kombëtare për Zhvillim dhe fokusin në zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik, zhvillimin e barabartë njerëzor, siguria dhe sundimi i ligjit e qeverisja e mirë, ku dhe u përgëzua puna e Qeverisë në draftimin e kësaj strategjie. Strategjitë e Qeverisë, funksionojnë si shtysë ndaj njëra tjetrës dhe kontribuojnë në çuarjen përpara të një zhvillimi gjithëpërfshirës, në kuadër dhe të dy shtyllave të qeverisjes sonë, punësim dhe drejtësi, ku rritja dhe zhvillimi janë të qëndrueshme, me vëmendje të veçantë në mbrojtjen e shtresave të cenueshme të shoqërisë”, ka shkruar Bislimi në postimin e tij.
Kështu Bislimi krahas falënderimit dhe shprehjes së mirëseardhjes, ka theksuar se objektiv mbetet thellimi i bashkëpunimit, vazhdimi i përkrahjes nga ana e UNKT dhe arritja e qëllimeve lidhur me zhvillimin e qëndrueshëmm.
“Objektivi ynë i përbashkët mbetet thellimi i bashkëpunimit, vazhdimi i përkrahjes nga ana e UNKT dhe arritja e qëllimeve lidhur me Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm”, ka thëksuar Bislimi.
Tutje ai ka treguar se gjatë këtij viti janë ndarë 150 milionë euro për pakon për përballje me inflacion, 100 milionë euro për subvencionim të energjisë, si dhe kanë ofruar mbështetje për studentët, pensionistët dhe përfituesit e skemave sociale.