Arsenali vendos mesfushorin 15-vjeçar në stol për ndeshjen e Premier League me Brentford

Ethan Nwaneri emërohet zëvendësues në ndeshjen e radhës të Arsenalit në Premier League kundër Brentford. Mesfushori sulmues ka bërë tashmë një numër paraqitjesh për Arsenalin në nivelin U-18, ndërsa në moshën 14-vjeçare ka luajtur për U-16 të Anglisë

Ethan Nwaneri, futbollist

Arsenali ka emëruar 15-vjeçarin, Ethan Nwaneri, si zëvendësues për ndeshjen e së dielës të 18 shtatorit në Premier League kundër Brentford.

Mesfushori sulmues ka impresionuar në nivelin e të rinjve dhe është shfaqur përkrah lojtarëve të njohur Eddie Nketiah dhe Rob Holding në stol.

Harvey Elliott është lojtari më i ri i cili është shfaqur në Premier League me moshën 16 vjeç për Fulham në vitin 2019.

“Ne kemi mundësi të sjellim lojtarë të rinj. Ne jemi mjaft të shkurtër dhe mundësitë vijnë kur lindin çështje”, ka thënë trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta, para ndeshjes me Brentford.

Nwaneri, i lindur në mars të vitit 2007, i është ndarë fanella me numrin 83.

Ai ka bërë tashmë një numër paraqitjesh për Arsenalin në nivelin U-18 dhe, në moshën 14 vjeç, ka luajtur për U-16 të Anglisë, raporton BBC.

Arsenali filloi kryesimin e fundjavës në Premier League, por ra në vendin e tretë përpara fillimit të ndeshjes kundër Brentford, pasi Manchester City dhe Tottenham fituan të shtunën e 17 shtatorit.

Shija e redaktorit

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

Të fundit nga rubrika