Arteta dhe Odegaard fitojnë çmimet kryesore në Premierligë

Çmimet kryesore të muajit nëntor dhe dhjetor i takojnë pjesëtarëve të ekipit të Arsenalit, "Trajneri i muajit" i shkon Mikel Arteta, ndërsa "Lojtari i muajit" u zgjodh Martin Odegaard

Mikel Arteta dhe Martin Odegaard kanë fituar çmimet kryesore për muajin nëntor dhe dhjetor në Premierligë.

Arteta e ka fituar çmimin “Trajneri i Muajit”, kurse Odegaardit i takoi ai i “Lojtari i Muajit”.

Për trajnerin spanjoll është ky çmimi i dytë i fituar këtë sezon, pas atij në muajin gusht.

Çmimet u ndanë pas një kombinimi mes votave të publikut, si dhe atyre nga ekspertët e futbollit.

Odegaard tashmë është shndrruar në një nga futbollistët më të dashur për tifozët në “Emirates Stadium” pasi jashtë fushës së gjelbër nuk është asnjëherë pjesë e skandaleve.

Për shkak të performancave që ka dhuruar në ishull edhe vlera e tij në “Transfermarkt” është rritur dukshëm, sepse tani vlerësohet 60 milionë euro.

Ai ka kontratë me Arsenalin deri në vitin 2026 dhe mbetet të shihet nëse rrugëtimi i tij në Londër do jetë i gjatë, apo do e ketë fatin e kapitenëve paraprakë.

Shija e redaktorit

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

Të fundit nga rubrika