Barcelona kërkon zëvendësim në rast se largohet Dembele

Raphinha është bërë objektivi numër një i transferimit të FC Barcelonës këtë verë, pasi klubi po kërkon ta forcojë pjesën e sulmit për sezonin e ardhshëm.

Gazeta “Sport”, ka pretenduar se ekipi “Blaugrana”, do ta ndalë “operacionin Haland”, i cili do t’i kushtonte klubit 340 milionë dollarë.

Si zëvendësim ekipi i trajnerit, Xavi Hernandez, dëshiron ta blejë 25 vjeçarin, agjent i të cilit është legjenda portugeze e futbollit Deco.

Sipas gazetës së përditshme “Sport”, katalanasit kanë ofruar një ofertë prej 35 milionë eurosh (38.5 milionë dollarë) për brazilianin, por, kjo ofertë, fillimisht, është refuzuar nga ekipi anglez i Leeds.

Nëse oferta e radhës do të pranohej, atëherë, 25 vjeçarit do t’i ofrohej kontratë për pesë sezonet e ardhshme.

Mateu Alemany dhe Jordi Cruyff, kanë marrë përsipër negociatat, për të cilat gazeta “Sport”, ka thënë se janë “në rrugën e duhur”.

Me miratim edhe të trajnerit Xavi Hernandez, klubi i Barcelonës synon ta arrijë një marrëveshje përfundimtare me ekipin nga Premier League,  i cili po rrezikon të bjerë në ligën e dytë për sezonin e ardhshëm.

Barcelona, synon nënshkrimin me një sulmues që “shpërthen” në krah, duke pasur parasysh edhe një largim të mundshëm të Ousmane Dembele-së, i cili ka mundësi të largohet për ekipin e Paris Saint Germain.

 

Sikurse Francezi, Raphina ka ritëm të shpejtë dhe është “vrasës” para portës së kundërshtarit, madje aftësitë e këmbës së tij të majtë po konsiderohen si më të mira se sa ato të Dembele-së.

Që nga ardhja e lojtarit në Angli  në vitin 2020, nga ekipi francez Rennes, Raphina ka bërë 57 paraqitje ndaj top ekipeve të Premier League-s, ai ka shënuar 15 gola (nëntë prej të cilëve u shënuan këtë sezon). Po ashtu, ka asistuar, gjithsej, 12 herë.

Përveç Barcelonës, lojtari është duke u kërkuar edhe nga Liverpool, Chelsea si dhe Bayern Munich.

Shija e redaktorit

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Kontingjenti i dytë i FSK-së i bashkohet misionit paqeruajtës në...

Forca Ndërkombëtare Stabilizuese (ISF), misioni shumëkombësh paqeruajtës me mandat ndërkombëtar për stabilizimin e Gazës, ka mirëpritur sot(e diele) më 12 korrik kontingjentin e dytë...

Të fundit nga rubrika