Begaj nga Sllovenia: Mbështetje të plotë dialogut Kosovë-Serbi

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, nga Sllovenia ka thënë se i jep mbështetje të plotë dialogut në mes të Kosovës dhe Serbisë

Takimi i 11-të i liderëve të procesit Bërdo-Brione, në Slloveni

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, i cili po merr pjesë në takimin e 11-të të liderëve të procesit Bërdo-Brione, ka thënë se i jep mbështetje të plotë dialogut në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Begaj është shprehur se dialogu në mes të të dyja vendeve është e vetmja mënyrë për zgjidhje të problemeve.

Përpos për dialogun Kosovë-Serbi, presidenti i Shqipërisë ka thënë se në Slloveni kanë diskutuar edhe për nxitjen e bashkëpunimit rajonal.

“I nderuar të merrja pjesë sot në takimin e Liderëve të Procesit të Bërdo-Brijunit, platforma më e lartë politike në Ballkanin Perëndimor.  Shumë e rëndësishme të diskutonim hapur për nxitjen e bashkëpunimit rajonal si dhe dërgimin e mesazhit të përbashkët se procesi i zgjerimit është tashmë një çështje gjeopolitike dhe gjeostrategjike. Një rrugë e përshpejtuar e afrimit me BE-në është e domosdoshme tashmë. Mbështetje të plotë dialogut Kosovë-Serbi, si e vetmja mënyrë për zgjidhje të qëndueshme dhe që i shërben paqes, sigurisë dhe progresit në rajon”, ka shkruar Begaj në Facebook.

Në takimin 11-të në procesin Bërdo-Brione, që po mbahet në nivel presidentësh, është duke marrë pjesë edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.

Zyra e Presidentes ka bërë të ditur se temat të cilat parashihen të diskutohen në këtë takim, përfshijnë “perspektivën e integrimit evropian për vendet aspiruese të Ballkanit Perëndimor, të cilat i përmbushin kushtet për integrim dhe të cilat i bashkërendojnë politikat me ato të Bashkimit Evropian, tejkalimin e sfidave të përbashkëta si pasojë e agresionit të paprovokuar të Rusisë në Ukrainë, duke përfshirë këtu edhe krizën energjetike dhe sigurinë ushqimore. Njëherësh, përkushtimin për demokraci, paqe dhe dialog”.

Takimi i Procesit Bërdo-Brione do të mbahet në Bërdo afër Kranjit në Slloveni, nën udhëheqjen e presidentit të Sllovenisë, Borut Pahor dhe presidentit të Kroacisë, Zoran Milanović.

Shija e redaktorit

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Të fundit nga rubrika