Blinken refuzon të përgjigjet nëse SHBA-ja ishte informuar paraprakisht për sulmin ndaj Iranit

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka refuzuar të përgjigjej për pyetjet lidhur me sulmin e raportuar të Izraelit ndaj Iranit gjatë mbledhjes së zhvilluar me shtetet e G7. Ai ka theksuar se SHBA-ja nuk ishte e përfshirë në operacione sulmuese dhe se fokusi është në uljen e tensioneve dhe parandalimin e konflikteve të mundshme

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken.

Pas mbledhjes së zhvilluar me shtetet e G7 pyetja e parë për sekretarin amerikan të Shtetit, Antony Blinken, kishte të bënte me sulmin e dukshëm të Izraelit ndaj Iranit dhe nëse SHBA-ja ishte njoftuar paraprakisht.

Siç ka raportuar BBC, ai ka refuzuar të përgjigjet, përveçse thotë se SHBA-ja “nuk ka qenë e përfshirë në asnjë operacion sulmues”.

Ai ka theksuar se SHBA dhe G7 janë fokusuar në punën për të ulur tensionet dhe “çdo konflikt të mundshëm”.

Blinken ka shtuar se Izraeli ishte goditur nga një “sulm i paprecedentë” dhe se SHBA-ja është e fokusuar në “të sigurohet që Izraeli të mund të mbrohet”.

G7 dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit, priten edhe sanksione tjera

Pyetja tjetër për Blinken ishte sërish mbi sulmin e raportuar të Izraelit ndaj Iranit.

“A keni ndjenjën se sulmi i sotëm ishte i kufizuar në mënyrë që Irani të mos ishte i detyruar të reagonte, në këtë kuptim a jeni optimist?” pyetet ai në konferencë për media të premten.

Ai përsëri ka deklaruar se nuk do të flasë për ngjarjet e raportuara.

“Gjithçka që mund të them është se nga ana jonë dhe për të gjithë G7, fokusi ynë ka qenë në de-përshkallëzimin dhe në shmangien e një konflikti më të madh. Në fakt kjo ka qenë e vërtetë që nga dita e parë dhe ngjarjet e tmerrshme të 7 tetorit. Një pjesë e madhe e Qasja jonë ka qenë të parandalojmë përhapjen e konfliktit për të shmangur përshkallëzimin kudo”, ka deklaruar tutje ai, raporton BBC.

Izraeli kryen “sulm hakmarrës” kundër Iranit

Sipas medieve amerikane, që cituan zyrtarë qeveritarë, Izraeli ka kryer një sulm ndaj Iranit në orët e hershme të së premtes.

Ky akt ka rezultuar në shpërthime në afërsi të qytetit të Isfahanit.

Agjencia gjysmëzyrtare e lajmeve iraniane Tasnim, e cila është e afërt me Korpusin e Gardës së Revolucionit Islamik (IRGC), ka postuar një video me një mbishkrim duke thënë: “Vendi bërthamor i Isfahanit është plotësisht i sigurt”.

Irani nuk ka plan për hakmarrje të menjëhershme kundër Izraelit.

Irani “s’ka plan për hakmarrje të menjëhershme” ndaj Izraelit

Kështu ka deklaruar një zyrtar i lartë iranian, disa orë pasi zyrtarët amerikanë kanë njoftuar se Izraeli ka sulmuar Iranin.

“Ne nuk kemi marrë asnjë sulm nga jashtë, dhe diskutimi anon më shumë drejt infiltrimit sesa sulmit”, ka thënë zyrtari iranian për Reuters në kushte anonimiteti.

Sipas raportimit të Reuters, një analist iranian ka thënë se dronët e rrëzuar nga mbrojtja ajrore në Isfahan ishin hedhur nga “të infiltruar brenda Iranit”.

Shija e redaktorit

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Për tre muaj diaspora dërgoi mbi 284 milionë euro në...

Banka Qendrore të Kosovës (BQK) ka prezantuar të dhënat e fundit lidhur me dërgesat e mërgatës dhe të dhëna të tjera financiare për muajin...

Të fundit nga rubrika