Eddie Nketiah rinovon kontraten me Arsenalin

Eddie Nketiah ka rinovuar kontraten me Arsenalin të shtunën e 18 qershorit, lajmin e ka bërë të ditur Arsenali në faqen e tij zyrtare në Twitter

Eddie Niketiah

Të shtunën e 18 qershorit, Arsenali ka konfimuar se ka rinovuar kontraten me lojëtarin Eddie Nketiahn.

Lojtari Nketiahn ka nënshkruar marrëveshje të re afatgjate.

“Eddie Nketiah po zgjat qëndrimin e tij me ne pasi ra dakord për një kontratë të re afatgjatë”, thuhet në njoftimin e Arsenalit.

“Eddie ka qenë me ne që kur ishte 14 vjeç, duke bërë 92 paraqitje në ekipin e parë dhe duke shënuar 23 gola që nga debutimi i tij në ekipin e parë në 2017”.

Njoftimi i Arsenalit në Twitter

Në njoftimin e Arsenalit thuhet gjithashtu se 22-vjeçari bëri kalimin nga Hale End në London Colney gjatë një karriere shumë të suksesshme të të rinjve si për klubin ashtu edhe për vendin, dhe shënoi debutimin e tij në shtëpi me dy gola kundër Norëich City në Carabao Cup në 2017.

“Eddie u shfaq gjithashtu në skuadrat që fituan Kupën FA dhe Community Shield në 2020 dhe përfunduan sezonin e fundit 2021/22 në formë të shkëlqyer, duke filluar tetë ndeshjet tona të fundit në ligë dhe duke shënuar pesë gola”, thuhet tutje në njoiftim.

Njoftimi i Arsenalit përfundon duke thënë se Eddie është golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave të Anglisë U-21 me 16 gola në 17 paraqitje dhe ishte kapiten i skuadrës që fitoi Kampionatin Evropian U21 2021.

 

Shija e redaktorit

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

Të fundit nga rubrika