Faton Peci uron Gërvallen për postin e ri

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci ka uruar ministren Gërvalla për marrjen e postit të kryetares së degës “GUXO” në Pejë

Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla. Foto e postuar në llogarinë e ministrit të Bujqësisë, Faton Peci në Facebook

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci të shtunën e 13 gushtit ka uruar ministren e Punëve të Jashtme Donika Gërvallën për marrjen e postit të kryetares së degës “GUXO” në Pejë.

Faton Peci ka thënë që nuk do kishte si të ishte ndryshe duke qenë se Gërvalla rrjedh nga një familje atdhetare e patriotike.

“Ajo ka ndjekur hapat e Jusuf Gërvallës, gjithmonë duke patur synim afirmimin e Kosovës në botë dhe pasqyrimin e realitetit, të dhunës e shtypjes me të cilën janë përballur shqiptarët me vite nga pushtuesi serb. Në familjen Gërvalla, përmes rokut e poezisë zë vend zanafilla e rezistencës dhe frymës së ndryshimit, atëherë kur pak kush ka patur guximin të jetë roker e poet”, shkruan Faton Peci në Facebook.

Foto e postuar në llogarinë e ministrit të Bujqësisë, Faton Peci në Facebook

Peci ka treguar se sa ishte pjesë e LDK-së, Donika Gërvalla përfaqsoi qëndrimet e Kosovës para opinionit gjerman si në media ashtu edhe në Qeverinë Gjermane e Bundestag.

“Donika sot, është pjesë e partisë “Guxo” duke mbetur simbol i guximit dhe luftëtare e zëshme për ndryshim. Vetë prezenca e saj në Kosovë për t’i kontribuar vendit, larg familjes së saj përbën sakrificë”, përfundon Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci.

Shija e redaktorit

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Të fundit nga rubrika