Një i vdekur pasi erërat e forta shkaktuan shembjen e një skene festivali në Spanjë

Erërat e forta shkaktuan shembjen e pjesëve të skenës në një festival të Spanjës, ku mbeti një i vdekur dhe 40 të lënduar

Festivali Medusa, 2022

Gjatë një festivali në Spanjë, erërat e forta goditën skenën me ç’rast një person humbi jetën dhe të paktën 40 të tjerë u lënduan.

Në disa pamje të cilat janë kapur gjatë xhirimeve, shihen pjesëmarrësit duke vrapuar në panik, ndërsa të tjerë shihen duke vazhduar të festojnë në ngjarjen në Cullera, në jug të Valencias.

Festivali i njohur i muzikës elektronike është pezulluar.

Shërbimet Rajonale të Urgjencës kanë thënë se disa të plagosur kanë pësuar trauma të rënda.

Dëshmitarët okularë thanë që ishte një stuhi rëre e papritur që goditi vendin e festivalit.

“Jemi në gjendje shoku, mund të isha unë, mund të ishte kushdo,”- ka thënë një i pranishëm i festivalit, raporton BBC.

“Është një moment shumë i dhimbshëm. E vështirë dhe zemërthyese. Një moment jashtëzakonisht i trishtuar dhe dekurajues për të afërmit, miqtë. Një moment që askush nuk duhet ta dijë. Është gjithashtu momenti më i vështirë që të gjithë ne që përbëjnë Medusa Festival mendojmë të kalojmë ndonjëherë. Ne mbetemi të shkatërruar. E thyer brenda. Aq sa nuk del thuajse asnjë fjalë. Mendimet tona pushtojnë vazhdimisht secilin prej të prekurve, drejtpërdrejt dhe tërthorazi, nga aksidenti fatkeq, i papritur dhe i pashmangshëm që ka ndodhur sonte për shkak të motit të keq ekstrem dhe të paparashikueshëm gjatë kremtimit të Festivalit Medusa”, kanë shkruar organizuesit e festivalit Medusa në rrjetin social Facebook.

Ndër të tjerash, në postimin e tyre ata kanë shprehur se ndihen keq për faktin që të pranishmit dhe artistët i kanë besuar dhe kjo ngjarje i detyron moralisht t’i japin fund festivalit të tyre.

“Medusa Festival ka marrë vendimin për të anuluar përfundimisht festivalin tonë dhe t’i japim fund edicionit tonë 2022 “, kanë shkruar komunikata.

Ata kanë shprehur ngushëllime duke thënë se e bashkëndjejnë dhimbjen.

Shija e redaktorit

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

Të fundit nga rubrika