Flet për RTV Dukagjini, avokati i Arif Lushtakut

Ekskluzivisht për RTV Dukagjini, Millaku ka thënë se i dyshuari, Arif Lushtaku ishte provokuar nga vetë zyrtari i Policisë së Kosovës, i cili sipas tij, kishte vepruar në kundërshtim me ligjin

Haxhi Millaku, avokat

Avokati i njërit nga të dyshuarit në lidhje me rastin e sulmit ndaj dy policëve të Kosovës në Skenderaj, Haxhi Millaku ka thënë se polici i cili pretendohet të jetë sulmuar nga Lushtaku, është një polic i cili ka një të kaluar jo të pastër, sipas Millakut.

Për RTV Dukagjini, avokati i Arif Lushtakut, Millaku ka thënë se ka qenë polici ai i cili ka tentuar të provokojë të dyshuarit duke ekspozuar armën, gjë e cila sipas tij, është në kundërshtim me ligjin.

“Është krijuar një përshtypje e gabuar që ai polic është provokuar, është sulmuar apriori, ndërsa është e kundërta, polici ka provokuar, ka sulmuar, ka ekspozuar armën, ka paraqitur situatë të rrezikshme, kështu që nuk ka vepruar konform rregullave dhe dispozitave që i ka Policia e Kosovës”, ka thënë Millaku për RTV Dukagjinin.

Më herët të hënën, ish-gjenerali dhe njëherësh, ish-nënkryetari i komunës së Skenderajt, Nuredin Lushtaku është dorëzuar në polici pas urdhërit për ndalimin e tij nga Prokuroria Themelore e Mitrovicës.

Lajmin për Portalin Dukagjini e ka konfirmuar zëdhënësi i kësaj prokurorie, Valon Preteni.

Pas kërkesës së Prokurorisë Themelore, vetëdorëzohet Nuredin Lushtaku

Ai ka thënë shkurt se “Lushtaku është vetëdorëzuar”.

Më herët të hënën, Prokruroria Themelore e Mitrovicës ka kërkuar nga Gjykata Themelore që të caktojë masën e paraburgimit për Faton Lushtakun dhe Arif Lushtakun.

Flet për RTV Dukagjini, ish-gjenerali Lushtaku, për dyshimet lidhur me plagosjen e dy policëve

Shija e redaktorit

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Të fundit nga rubrika