Gabriel Jesus sulmuesi i Manchester City-t pritet të transferohet në Arsenal

Lojtari i Manchester City, Gabriel Jesus është në diskutime për t’u bashkuar me klubin e Arsenalit, por të interesuar janë edhe 6 klube të tjera

Me sa shihet lojtari sulmues i Manchester City-t tashmë ka shumë klube të interesuara që ta transferojnë nga klubi i tanishëm.

Gazetari i njohur i futbollit, Fabrizio Romano ka zhvilluar një intervistë me agjentin e futbollistit Marcelo Pattinati, ku përmes një video në Youtube ai ka treguar më gjërësisht për futbollistin, i cili pritet të ketë transfer shumë shpejt por asgjë nuk është ende e sigurtë.

“Ne kemi pasur bisedime me klubin e Arsenalit për Gabrielin dhe na pëlqeu projekti që na shpjeguan”, ka thënë agjenti Marcelo Pattinati në një intervistë që ka zhvilluar me gazetarin Fabrizio Romano, përcjell Portali D.

Gabriel Jesus pritet që të bashkohet me klubin e Arsenalit

“Kjo është një mundësi e cila mund të ndodh për Arsenalin por interesimi për Gabriel Jesus vjen edhe nga 6 klube të tjera” shtoi agjenti.

Por fokusi i lojtarit me sa shihet është tek ndeshjet e fundit të klubit në të cilin ai është aktualisht.

Romano ka thënë se disa javë më parë ka treguar se Arsenali ka pasur mesazhe direkte me agjentët e Gabriel Jesus-it, e ku drejtori i klubit të Arsenalit Edu Gaspar është ende duke e shikuar lojtarin se a do të jetë i denjë për ekipin.

Takime mes klubeve për të diskutuar rreth sulmuesit nuk ka pasur, por Gabriel Jesus pritet të largohet nga Manchester City në fund të sezonit.

Shija e redaktorit

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

Të fundit nga rubrika