Gashi: Njësia Speciale u dërgua në Skenderaj për poena politikë

Analisti politik, Dardan Gashi, vlerëson se prania e mbrëmshme e Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës në Skenderaj pas sulmit ndaj Hysni Mehanit ku dyshohet se i përfshirë është edhe Sami Lushtaku është e paarsyeshme.

Gashi, i ftuar në “Debat Plus” në Dukagjin, thotë se prania e një numri të madh të Njësisë Speciale ishte shqetësues për qytetarët.

Mes tjerash, Gashi krahasoi edhe rastin me mosparaqitjen e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, në Prokurori, duke thënë se nëse standardi i reagimit është i njëjtë, atëherë institucionet do të duhej të kishin vepruar njësoj edhe në atë rast.

“Sami Lushtaku po thotë se nuk është ai që e ka sulmuar Hysni Mehanin, por kanë qenë njerëz të tjerë aty që e kanë sulmuar në irritim të atij statusi që e quante “Sami Serbia”. Burracakëri është sulmet me dekada, t’kishte qenë hera e parë do të kuptohej satira por duke qenë që është hera e disatë është vështirë me lexu nën rreshta se çfarë ka dashtë të thotë. Më e padrejtë dhe më burracakëri është Kurti e Svecla me dërgu Njësinë Speciale anti-terror e me shqetësu njerëz në Skenderaj. Nëse kjo njësi qenka për raste të tilla, do të duhej të shkonte të merrte kryeministrin kur nuk i është përgjigjur Prokurorisë – i njëjti rast është. Nëse Albin Kurti nuk i është përgjigje Prokurorisë do ishte dashur që Njësia Speciale me shku me ia rrethu shtëpinë. Nuk e dimë në çfarë cilësie është ftu për intervistim Lushtaku”, thotë Gashi.

Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Të fundit nga rubrika