Gruaja e ish-ushtarit Blerim Ramadani kërkon angazhim nga Qeveria për lirimin e tij

Bashkëshortja e ish-ushtarit të UÇK-së, Blerim Ramadani, i arrestuar në Maqedoninë e Veriut në bazë të një fletarresti serb, kërkon angazhim nga Qeveria e Kosovës për lirimin e tij duke e cilësuar ndalimin të padrejtë dhe me akuza të fabrikuara nga shteti serb

Bashkëshortja e Blerim Ramadanit, i cili u arrestua në Maqedoninë e Veriut me fletarrest të lëshuar nga Serbia.

Para një jave, më 17 korrik, Blerim Ramadani, ish-ushtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), është arrestuar nga Policia e Maqedonisë së Veriut në bazë të një fletarresti të lëshuar nga Serbia.

Bashkëshortja e tij, Valbona Ramadani, ka theksuar se ndalimi i tij është i padrejtë dhe në akuza të fabrikuara nga Serbia, dhe ka kërkuar lirimin e tij.

“Po kemi kontaktuar, mirë është, si shëndeti po ashtu edhe trajtimi. Siç e dini, paraburgimi i është caktuar masa 30 ditë. Ky ndalim është i padrejtë dhe në akuza të fabrikuara nga shteti serb, që pritet nga ta por jo nga shteti mik i Kosovës. Ne kuptojmë që kjo listë është me Interpol, ka qenë edhe më herët, por qeveritë tjera e kanë pasivizuar dhe kanë lëvizur veteranët e luftës lirshëm. Ndalimi është i padrejtë dhe ai duhet të lirohet menjëherë,” ka thënë Ramadani në një lidhje të drejtpërdrejtë në emisionin FIVE.

Ajo ka theksuar se avokatët janë caktuar dhe ambasada është angazhuar shumë në këtë rast.

“Unë sapo u ktheva pas takimit me të. Ai po trajtohet mirë dhe gjithçka është në rregull. Janë caktuar avokatët dhe gjithashtu ambasada është angazhuar mjaft shumë”, ka theksuar ajo.

Në pyetjen nëse ka përpjekje të mjaftueshme nga qeveria dhe ambasada për të mos lejuar ekstradimin e tij në Serbi, ajo ka treguar se kontakti i vetëm deri tani është me ambasadorin e Kosovës në Maqedoni, të cilin e falënderon shumë.

“Organizata e Veteranëve i ka shkruar kryeministrit dhe i kanë kërkuar takim për të biseduar, por nuk ka përgjigje nga ana e tij. I bëjmë thirrje të angazhohen në lirimin e tij,” ka shtuar ajo në emisionin FIVE.

Ish-ushtari i UÇK-së ndalohet në Maqedoni me fletarrest nga Serbia

Shija e redaktorit

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Të fundit nga rubrika