Haxhihamza më i miri i xhiros së 28-të në Albi Mall Superligë
Kenan Haxhihamza është zgjedhur futbollisti më i mirë i xhiros së 28-të të Superligës së futbollit. Haxhihamza është portieri i FC Dukagjinit, i cili i ka bërë gjashtë pritje të shkëlqyeshme në ndeshje me Prishtinën, duke qenë kësisoj më meritori në fitoren e klinasve në kryeqytet me rezultat 2:1. Pasi mori këtë çmim, portieri i […]
Kenan Haxhihamza është zgjedhur futbollisti më i mirë i xhiros së 28-të të Superligës së futbollit.
Haxhihamza është portieri i FC Dukagjinit, i cili i ka bërë gjashtë pritje të shkëlqyeshme në ndeshje me Prishtinën, duke qenë kësisoj më meritori në fitoren e klinasve në kryeqytet me rezultat 2:1.
Pasi mori këtë çmim, portieri i FC Dukagjinit u shpreh i lumtur që u vlerësua kontributi i tij në këtë ndeshje tejet të rëndësishme, derisa beson se ecuria pozitive e skuadrës së tij të vazhdojë.















