Haziri për VV-në: Filluan të denigrojnë LDK-në e UÇK-në, po vazhdojnë të denigrojnë Gjykatën Kushtetuese

"Ata fillojnë me denigrim, me poshtërim. Kështu kanë filluar, ne si LDK, si rezistencë politike, historiku ynë ka treguar që rruga e jonë paqësore ka qenë e suksesshme. Këta kanë filluar me e goditë këtë rezistencë edhe me e poshtru çdo ditë, përmes formave dhe mënyra të ndryshme. Madje kanë filluar me denigru dhe poshtru rolin e ushtarit të UÇK-së"

Lutfi Haziri, nënkryetar i LDK-së

“Gjykata jonë Kushtetuese është e njohur në prodhimin e vendimeve kontraverze; dhe këtë e shohim në baza ditore sepse besojmë që atyre u mungon kompetenca dhe kredibiliteti”.

Kështu tha i dyti në Qeverinë e Kosovës, Besnik Bislimi, duke cilësuar me Gjykatën Kushtetuese si “jokredibile” e “jokompetente”.

Këto deklarime në “FIVE” të Dukagjinit i ka komentuar nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, duke thënë se nga Bsilimi “nuk pritet më mirë dhe nuk pritet më drejtë”.

Haziri ka treguar për rastet kur janë respektuar vendimet e Kushtetueses, ndonëse nuk janë pëlqyer.

“Një eksponent i lartë i një partie që shumicën politike në Kuvend, i emëruar në Qeveria vazhdon të dalë kundër institucioneve të shtetit, me kualifikime, denigrim dhe është pjesë e ‘mindseti’ të tyre politike, që të fillojnë me denigrime, me kualifikime të tilla në mënyrë që më bë institucionin e pabesueshëm. Kjo është tragjike për kohën që po kalojmë. Nuk duhet të harrojmë që ky organ kushtetues i ka rrëzuar dy presidentin, në fakt presidentit Sejdiu, mes kryetari të LDK-së dhe presidentit, ia ka zgjedhur të rikthehet në LDK-së në këtë dhe e ka lëshuar zyrën e presidentit. Po ka qenë roli Gjykatës Kushtetuese, presidentin Pacolli për shkak të proceduarve dhe lëshimeve procedurale që ka bërë Kuvendi dhe natyrisht Qeveria e Hotit. Dhe është respektuar nga të gjithë, është pëlqyer apo jo, veprime politike kanë qenë prej burrështetasve”, ka thënë Haziri.

Haziri, më tej, ka thënë se ky denigrim i Gjykatës Kushtetuese nga Bsilimi vije për të krijuar mosbesim te qytetarët në këtë institucion.

Sipas tij, VV-ja ka filluar të denigrojë LDK-në e UÇK-në dhe po vazhdon me organet e pavarura.

“Ata fillojnë me denigrim, me poshtërim. Kështu kanë filluar, ne si LDK, si rezistencë politike, historiku ynë ka treguar që rruga e jonë paqësore ka qenë e suksesshme. Këta kanë filluar me e goditë këtë rezistencë edhe me e poshtru çdo ditë, përmes formave dhe mënyra të ndryshme. Madje kanë filluar me denigru dhe poshtru rolin e ushtarit të UÇK-së, liberatorit të këtij vendi, deri në denigrim që me e kriju një mosbesim te qytetarët. Tani janë në rolin e qytetarëve, në vend që të sillesh si burrështetas dhe të bëhet shembulli më i mirë i garantimit të funsikomit të shtet, respektimit të Kushtetutës dhe ligjeve, ata vazhdojnë me metodat e njëjtat prej pozitës së qeveritarëve me e denigru organet e pavarura. Në ato ende ku ma mund me bo shkarkime, komisione të pavarura, borde duke fillu prej RKT-së deri të komisioni i Minierave dhe Mineraleve dhe bordeve regjionale, jo që i kanë shkarkuar, po vetë kryeministri i ka thirrur nëpër intervista dhe është kujdes që të mos kalojë askush jashtë vijës politike që ai përfaqëson”, ka shtuar Haziri.

Shija e redaktorit

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Të fundit nga rubrika