Jesus mbërrin në Arsenal për ekzaminime mjekësore

Gabriel Jesus ka arritur në Arsenal për t'iu nënshtruar testeve mjekësore, pas përfundimit të tyre, 25-vjeçari do të nënshkruajë kontratë pesëvjeçare me Arsenal

Gabriel Jesus në Arsenal, foto nga "The Sun"

Gabriel Jesus, të martën e 28 qershorit ka arritur në Arsenal për t’iu nënshtruar testeve mjekësore para se të transferohet nga Manchister City.

Lojtari nga Brazili ka pranuar kushtet personale për t’u bashkuar me skuadrën e Mikel Artetas.

Jesus, sulmuesi 25-vjeçar ka vendosur të largohet nga City për një vend startues në ekipin e parë në Emirates.

Pas përfundimit të ekzaminimeve mjekësore, Gabriel Jesus do të nënshkruajë kontratë pesëvjeçare me Arsenalin.

Gabriel Jesus është pritur nga drejtori teknik i Arsenalit, Edu. 25-vjeçari do të zëvendësojë Alexandre Lacazette.

Arsenali nënshkruan kontratë me Jesus, largohet nga gara për Raphinhas

 

Shija e redaktorit

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

Të fundit nga rubrika