Juventus vazhdon me humbje, Real Madrid ende i pamposhtur

Juventus është duke e vazhduar formën e dobët, pa fitore, në Ligë të Kampionëve, ndërsa Real Madrid po bën të kundërtën, duke vazhduar me serinë e fitoreve këtë sezon

Ilustrim

Ekipi nga italia Juventus ka regjistruar humbjen e dytë në kuadër të Ligës së Kampionëve, në ndeshjen e fundit kundër Benficas, ku u mposht me rezultat dy me një.

Të parët që kalun në epërsi ishin italianët me golin e Arkadiusz Milil, i cili pasimin e Pardes e konkrtizoi në gol në minutën e 4-të.

Ndërsa, kundërpërgjigjia e lojtarëve të Benficas erdhi në minutën e 43-të kur Joao Mario shënoi nga penalita.

Për të kaluar në epërsi Benfican, David Neres shënoi në minutën e 55-të.

Më këtë rezultat Juventus qëndron në vendin e tretë me zero pikë në tabelën e grupit H, ku kryson PSG-ja me gjashtë pikë pas fitores tre me një ndaj Maccabi Haifa, ndërkaq në vendin e dytë është Benfika gjithashtu me gjashtë pikë.

Ndërkaq, Reali Madridi është duke e vazhduar ecurinë e tij pa humbje në këtë sezon, si në La Liga, ashtu edhe në Ligë të Kampionëve.

Në ndeshjen e fundit në kuadër të Ligës së Kampioneve, Real Madrid mposhti ekipin gjerman Leipzigun, me rezultat dy me zero.

“Los Blankos” kalun në epërsi me golin e Frederico Valverde në minutën e 80-të, ndërsa në minutën e parë të lojës shtesë Marco Asensioi thelloi epërsinë në dy me zero.

Mbretërit krysojnë tabelën në grupin F me gjashtë pikë, të ndjekur nga Shakhtar Donestsk me katër pikë, dhe Celtic me një pikë në vendin e tretë, ndërsa Leipzigu me zero pikë në fund të tabelës.

Shija e redaktorit

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

Të fundit nga rubrika