Juventus gati të nënshkruajë me Bremer

Gleison Bremer, futbollisti profesionist brazilian i cili luan si qendërmbrojtës për klubin  e Torinos së Italisë, ka pasur mjaft oferta por, Juventusi po synon që ta rrëmbejë marrëveshjen për vete

Gleison Bremer

Juventus është gati që të nënshkruajë me profesionistin brazilian, një marrëveshje nga Torino e Italisë.

Torino ka pranuar propozimin e Juventusit pas diskutimeve me Interin për oferta, kjo marrëveshje do të jetë e plotë për 40 milionë euro tarifë, dhe 7 milionë euro shtesa.

Sipas gazetarit italian, Fabrizio Romano, Bremen ka arritur marrëveshjen për kushtet e tij personale me Juventusin, ku kjo marrëveshje do të jetë 5-vjeçare dhe paga do të jetë për më shumë se 5 milionë euro neto në sezon.

Interes për Gleison Bremer ka pasur edhe nga Interi, të cilët kanë ofruar 30 milionë euro por marrëveshje nuk kishte nga Torino.

Pas ikjes së Matthijs de Ligt në Bayern, me marrëveshje të përhershme për 40 milionë euro dhe 10 milionë euro shtesa, tashmë Bremer do të zërë vendin e tij.

Përndryshe Juventus tashmë ka nënshkruar me Angel Di Maria dhe Paul Pogba, dhe Bremer duket të jetë lëvizja e tyre e radhës.

Shija e redaktorit

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

Të fundit nga rubrika