KDI-ja kritikon ligjin e ri për zgjedhje, propozon modelin “zebër” si alternativë për garë të barabartë

Hulumtuesi Eugen Cakolli nga Instituti Demokratik i Kosovës ka thënë se Ligji për Zgjedhjet ka mangësi të shumta, dhe ka propozuar "modelin zebër" si zgjidhje për të siguruar një garë të drejtë dhe të barabartë në zgjedhjet e përgjithshme

Foto ilustruese

Eugen Cakolli, hulumtues në Institutin Demokratik të Kosovës, e ka vlerësuar pozitiv hapin e avokatit të popullit për dërgimin e ligjit të ri për zgjedhjet në Gjykatën Kushtetuese.

Sipas tij, ka vite që organizatat e shoqërisë civile vlerësojnë se nuk mund të ketë konkurrencë të barabartë zgjedhore dhe ekzistenca e një kuote prej vetëm 30 për qind nuk është në frymën kushtetuese.

“Në fakt ligji i ri për zgjedhje të përgjithshme ka mangësi të shumta, fatkeqësisht avokati i popullit ka vendosur ta sfidojë vetëm nga aspakti i kuotës gjinore, përkatësisht 30 përqindëshin në listat e kandidatëve të subjekteve politike, që normalisht edhe ky përbën zhvillim pozitiv”, ka deklaruar ai për emisionin Five.

Cakolli ka propozuar një model të njohur si “modeli zebër”, duke theksuar se çdo i dyti kandidat i listave duhet të jetë i gjinisë tjetër.

Kjo, sipas tij, do të ndihmonte në sigurimin e një gare të drejtë dhe të barabartë, duke rritur mundësinë e zgjedhjes së grave me votë meritore.

“Në këtë mënyrë, përveç ekzistimit të pragut përfaqësimit prej 30 për qind në Kuvendin e Kosovës, do të mundësohej që gara në mes kandidatëve të jetë ë barabartë, e normalisht që edhe gratë të kenë më shumë mundësi për t’u zgjedhur me votë meritore, për shkak se deri më tani subjektet politike kanë ndjekur një qasje që në asnjë prej listave pothuajse nuk ka pasur më shumë se tri gra në dhjetëshen e parë të kandidatëve të tyre, e që pastaj i faktorë marrë parasysh mënyrën e votimit e redukton në masë të madhe mundësinë e zgjedhjes së kandidatëve gra për deputete me votë meritore, krahasuar me kandidatët burra”, ka deklaruar Cakolli.

Megjithatë, ai ka shfaqur skepticizëm në lidhje me prioritetin e shqyrtimit të këtij ligji nga Gjykata Kushtetuese, duke theksuar se ka shumë ligje dhe akte të tjera në vlerësim.

“Duke pasur parasysh trendin e zakonshëm të vendimmarrjes së Gjykatës Kushtetuese e që kohët e fundit janë mjaft të gjata, nuk pres që ky ligj të trajtohet me prioritet për shkak se ka një numër mjaft të madh të ligjeve dhe akteve tjera që janë në vlerësim”, ka thënë ai.

Ai ka shtuar se nëse Gjykata Kushtetuese do të gjente se kuota prej 30 për qind nuk është në përputhje me Kushtetutën, do të duhej një ndërhyrje e Kuvendit të Kosovës për ta ndryshuar ligjin e zgjedhjeve të përgjithshme.

“Edhe në rast të ndonjë përgjigjeje nga Gjykata Kushtetuese, pra nëse vendos që kjo pjesë nuk është në harmoni me Kushtetutën, atëherë është sërish Kuvendi i Kosovës, institucioni i cili duhet ta ndryshojë ligjin për zgjedhjet e përgjithshme për shkak se Kushtetuesja nuk ka mandat për të rishkruar ligje”, ka deklaruar ai.

Shija e redaktorit

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Për tre muaj diaspora dërgoi mbi 284 milionë euro në...

Banka Qendrore të Kosovës (BQK) ka prezantuar të dhënat e fundit lidhur me dërgesat e mërgatës dhe të dhëna të tjera financiare për muajin...

Të fundit nga rubrika