Ka përfunduar baras 1:1 përballja ndërmjet Kosovës dhe Austrisë, e zhvilluar sonte në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.
Kosova kaloi në epërsi në minutën e 70-të përmes Fisnik Allanit, pas asistimit të Edon Zhegrovës.
“Dardanët” dominuan në pjesën e dytë dhe patën mundësi për ta thelluar epërsinë, por nuk arritën të shënonin golin e dytë.
Austria arriti ta barazojë rezultatin në minutën e 85-të, kur Christoph Lang shënoi me kokë pas një gjuajtjeje të lirë.

GOOOOL Asllani, Kosova në epërsi ndaj Austrisë
(E përditësuar) 19:30 – Kosova ka kaluar në epërsi ndaj Austrisë në ndeshjen që po zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri”.
Në minutën e 70-të, pas një aksioni të shpejtë të Kosovës, Fisnik Allani, i cili u inkuadrua në pjesën e dytë, shënoi për 1:0.
Asistimin për golin e epërsisë e dha Edon Zhegrova.
Kosova tashmë po udhëheq 1:0 ndaj Austrisë.
18:50 Ka përfunduar pjesa e parë e përballjes mes Kosovës dhe Austrisë, e vlefshme për xhiron e katërt të Grupit 3 në Ligën B të Ligës së Kombeve.
Pas 45 minutave lojë në stadiumin “Fadil Vokrri”, rezultati mbetet 0:0.
Kosova pati disa mundësi për të kaluar në epërsi, përfshirë edhe një rast të krijuar pas një gabimi të mbrojtjes së Austrisë, por Vedat Muriqi u ndal nga ndërhyrja e portierit austriak.

18:00 – Ka nisur përballja ndërmjet Kosovës dhe Austrisë, e vlefshme për xhiron e katërt të Grupit 3 në Ligën B të Ligës së Kombeve.
Ndeshja po zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, me Kosovën që kërkon pikët pas humbjes 3:1 në përballjen e kaluar ndaj Austrisë në Vjenë.
Kosova pas tri xhirove renditet e dyta në grup me katër pikë, ndërsa Austria kryeson me shtatë pikë.
Në portë te Kosova do të jetë Amir Shaipi. Mbrojtja përbëhet me Lumbardh Dellovën, Ilir Krasniqin, Ron Raçin, Dion Gallapenin dhe Mërgim Vojvodën.
Në mesfushë janë Leon Avdullahu dhe Veldin Hoxha. Në sulm janë Vedat Muriqi, Edon Zhegrova dhe Baton Zabërgja.
Formacioni i Austrisë:
Schlager; Posch, Bacher, Danso, Laimer, X. Schlager, Seiwald, Wimmer, Schmid, Prass, Gregoritsch
Kosovë – Austri: Muriqi dhe Zhegrova në formacionin startues