KPK shpall konkursin për Kryeprokuror të Shtetit

Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) ka vendosur të shpallë konkursin për pozitën e Kryeprokurorit të Shtetit.

Vendimi është marrë me 5 vota për dhe 1 kundër, duke i hapur rrugë nisjes së procedurave për plotësimin e kësaj pozite të lartë në sistemin prokurorial.

Sipas vendimit të KPK-së, konkursi për Kryeprokuror të Shtetit do të jetë i hapur brenda 15 ditëve, duke filluar nga data 26 maj e tutje.

Gjatë mbledhjes së KPK-së, vendimi është shoqëruar me debat.

Anëtari Milot Krasniqi ka kundërshtuar mënyrën e procedimit, duke ngritur dilema për, siç ka thënë ai, ngutinë e procesit dhe mundësinë e ndikimeve politike në vendimmarrje.

Ai ka përmendur edhe çështjen e mosdekretimit të Blerim Isufajt, duke theksuar se procesi duhet të shoqërohet me sqarime të plota institucionale dhe përgjigje të qarta për arsyet pse nuk është bërë dekretimi, nëse ato janë kushtetuese, ligjore apo morale.

Krasniqi ka shtuar gjithashtu se edhe në kohën kur ish-presidentja Vjosa Osmani nuk e kishte dekretuar Isufajn, nuk ishte nxjerrë një vendim i shkruar për këtë çështje. Ai ka ngritur pyetje edhe për një letër të dërguar nga ushtruesja e detyrës së presidentes lidhur me shpalljen e konkursit, duke kërkuar sqarime për trajtimin e mëparshëm të kësaj çështjeje.

Nga ana tjetër, kryesuesi i KPK-së, Arian Gashi, ka deklaruar se procesi nuk është duke u zhvilluar me ngut, por përkundrazi është vonuar, duke theksuar se anëtarët kanë qenë të njoftuar për agjendën e mbledhjes.

Shija e redaktorit

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

Të fundit nga rubrika