Kriza politike e Malit të Zi në vitin 2023 dhe raportet me Kosovën
Mali i Zi, i vogël në madhësi, por i rëndësishëm në kontekstin gjeopolitik të Ballkanit, në fillim të vitit 2023 ishte përballur me një nga sfidat më të mëdha në historinë e tij të re demokratike. Kriza politike dhe bllokada e Gjykatës Kushtetuese e kishin shtyrë vendin në një kryqëzim të vështirë, me pasoja të […]
Mali i Zi, i vogël në madhësi, por i rëndësishëm në kontekstin gjeopolitik të Ballkanit, në fillim të vitit 2023 ishte përballur me një nga sfidat më të mëdha në historinë e tij të re demokratike.
Kriza politike dhe bllokada e Gjykatës Kushtetuese e kishin shtyrë vendin në një kryqëzim të vështirë, me pasoja të rëndësishme për të ardhmen e tij në Bashkimin Evropian (BE).
Kriza kishte filluar me bllokadën e Gjykatës Kushtetuese, e cila kishte mbetur pa numrin e duhur të gjyqtarëve për të funksionuar si duhet. Kjo la vendin pa një nga institucionet kyçe të demokracisë, duke shkaktuar një vakum në vendimmarrjen ligjore.
Bashkimi Evropian kishte shprehur shqetësimin e tij ndaj situatës në Mali të Zi, duke paralajmëruar se kriza e shkaktuar mund të ndikojë në vazhdimin e negociatave për anëtarësim.
Përkundër kësaj, Mali i Zi kishte marrë mbështetje nga vendet anëtare të BE-së, të cilat e kanë inkurajuar të zgjidhë ngërçin politik dhe të vazhdojë rrugëtimin e tij drejt integrimit evropian.

“Komisioni Evropian ose një e treta e anëtarëve të BE-së, mund ta rekomandojnë pezullimin e negociatave me Malin e Zi ose të propozojnë kushte për vazhdimin e tyre”, kishte thënë profesoresha Gordana Gjuroviq, ish-ministre e Integrimeve Evropiane e Malit të Zi, për REL.
“Për mua, paralajmërimi i BE-së është shumë i qartë, i pritshëm dhe shumë serioz. Mali i Zi kurrë nuk ka qenë kaq i bllokuar, nuk ka qenë kurrë nën kërcënimin e një bllokade të tillë, siç po ndodh në fillim të vitit 2023, pas një dekade negociatash [për anëtarësim në BE]”, kishte shtuar Gjuroviq.
Roli rajonal dhe bashkëpunimi me Kosovën dhe Serbinë
Në një kohë kur rajoni i Ballkanit Perëndimor përballej me sfida të ndryshme, Mali i Zi kishte treguar një qëndrim konstruktiv në lidhje me çështjet rajonale.
Ish-kryeministri, Dritan Abazoviq, kishte shprehur mbështetjen e tij për arritjen e një marrëveshjeje përfundimtare ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, një hap kyç për stabilitetin dhe bashkëpunimin në rajon.

“Ne prekëm temat që kanë të bëjnë me situatat rajonale, veçanërisht kur bëhet fjalë për marrëdhëniet në mes të Serbisë dhe Kosovës. Mali i Zi mbështet plotësisht përpjekjet e administratës amerikane dhe evropiane, si dhe të fqinjëve dhe miqve tanë, për të arritur përfundimisht një marrëveshje e për të krijuar kushtet që Ballkani Perëndimor të shkelë në një të ardhme më të mirë”, kishte thënë Abazoviq.
Platforma QUAD dhe integrimi në BE
Në fillim të vitit 2023, Mali i Zi, së bashku me Kosovën, Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, kishte nisur nismën e re QUAD, e cila synon të harmonizojë politikat e jashtme të këtyre vendeve me ato të BE-së. Kjo platformë shihet si një mjet i rëndësishëm për të avancuar objektivat e integrimit evropian të rajonit.
“Qëllimi i përbashkët strategjik i të gjitha vendeve të cilat kanë arritur harmonizim të plotë me vendimet e BE-së paraqet integrim të plotë në Union”, kishte thënë ministri i Punëve të Jashtme i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani.

Ministri i Punëve të Jashtme i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, ishte takuar me zëvendësministrin e punëve të Jashtme të Kosovës, Kreshnik Ahmeti, po ashtu, edhe me ministren e Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Olta Xhaçka dhe këshilltarin e kryeministrit të Malit të Zi për politikë të jashtme, Gjorgje Raduloviq.
Të katër përfaqësuesit e kanë lansuar platformën e re QUAD, që i bie se Kosova, Shqipëria, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut nëpërmjet kësaj platforme do ta harmonizojnë 100 për qind politikën e jashtme me atë të Bashkimit Evropian.
“Sot në Shkup lansojmë platformë të re – QUAD i Ballkanit Perëndimor – harmonizim 100% me Politikën e Jashtme të BE-së”.
Për një periudhë të gjatë në qendër të skenës politike malazeze, presidenti në largim i Malit të Zi dhe lideri i Partisë Demokratike të Socialistëve (DPS), Milo Gjukanoviq, kishte bërë një hap të madh duke pranuar humbjen në zgjedhjet presidenciale. Ai, gjithashtu, dha dorëheqje nga drejtimi i partisë. Kjo lëvizje shënoi një moment të rëndësishëm në historinë politike të vendit dhe sinjalizoi ndryshime të mundshme në drejtimin e ardhshëm të Malit të Zi.

“Zgjedhjet kanë përfunduar. Mali i Zi ka zgjedhur. Unë e respektoj atë zgjedhje. Përgëzoj Jakov Milatoviq. I uroj që të jetë president i suksesshëm. Nëse ai është i suksesshëm, kjo mund të thotë se Mali i Zi mund të jetë një vend i suksesshëm”, kishte thënë Gjukanoviq në një konferencë për medie.
“Mali i Zi po nxiton në rrugën e nacionalizmit serbomadh”
Gjukanoviq kishte shprehur, gjithashtu, shqetësimin e tij për rrugëtimin e vendit, duke deklaruar se Mali i Zi po nxiton në rrugët e nacionalizmit serbomadh. Komentet e tij pasojnë dorëheqjen nga kryesimi i DPS-së, një parti që ka qenë në pushtet për një kohë të gjatë dhe ka formësuar politikën e Malit të Zi, përfshirë edhe pavarësinë e vendit.
Sipas Gjukanoviqit, kjo lëvizje synon të hapë rrugën për një brez të ri të liderëve politikë në vend.

“Ne besojmë se e udhëhoqëm Malin e Zi në një kohë kur ai po fitonte aksione të reja në orientimin e vlerave të shoqërisë malazeze…Ne jemi krenarë për këtë. Ne besojmë se sistemi ynë i vlerave është superior dhe se shoqëria malazeze ka të drejtë të endet sezonalisht, siç ndodh pas 30 gushtit. Mali i Zi po nxiton në rrugët e nacionalizmit serbomadh. Por ne e kuptojmë se në jetën e shoqërisë dhe njeriut, ciklet janë të mundshme, disa më të mira, disa më keq. Ne duhet të jemi këmbëngulës në arritjen e rëndësisë shtetërore-politike”, ka deklaruar Gjukanoviq.
Mirënjohjen për mbështetjen e Kosovës në vitit 1999
Në një konferencë të përbashkët me ish-kryeministrin në detyrë të Malit të Zi, Dritan Abazoviq, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, kishte shprehur mirënjohjen e thellë të vendit ndaj Malit të Zi për rolin vendimtar gjatë viteve të konfliktit 1998-1999.
Kurti kishte vlerësuar ndihmën e dhënë nga Mali i Zi si jetike për qytetarët e Kosovës, të cilët u gjetën në një situatë të vështirë, për shkak të represionit të regjimit të Sllobodan Millosheviqit.

“Sot punojmë ngushtë si dy vende fqinje për të promovuar paqe, sigurinë dhe prosperitetin në rajonin tonë. Përpos raporteve ndërshtetërore, kemi ndërtuar edhe raporte të mira ndërnjerëzore. Jemi mirënjohës që në kohërat më të vështira, Mali i Zi u bë strehë shpëtimi për mbi 100 mijë shqiptarë të Kosovës, që u dëbuan nga fushata e spastrimit etnik dhe gjenocidit dhe regjimi i Millosheviqit në vitet ’98-’99. Qytetet si Rozhaja, Ulqini, Plava dhe Gucia, e hapën zemrën e u përkujdesën, duke i strehuar në shtëpitë e tyre dhe në tendat që u ngritën atje për refugjatët nga Kosova”, kishte thënë Kurti.
Mbështetja e Malit të Zi për Anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës
Malit i Zi e kishte mbështetur anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës. Dhe ky veprim kishte shkaktuar reagime të ndryshme në skenën politike të Malit të Zi. Ish- kryeministri Abazoviq ishte akuzuar për shkelje të procedurave.

Siç raportonte mediumi malazez “Analitika”, për këtë kishin reaguar ashpër një pjesë e partive në pushtet, që pretendojnë se janë shkelur procedurat, kjo për shkak se si çështje nuk është diskutuar në mbledhjen e qeverisë malazeze.
BE-ja pret që Mali i Zi të fokusohet në reformat drejt integrimit
Përqendrimi në reformat urgjente të shtetit të së drejtës, të cilat janë renditur në raportin e fundit të Komisionit Evropian për zgjerim, janë të një rëndësie kyçe për Malin e Zi, ka thënë zëdhënësja e Komisionit Evropian, Ana Pisonero.
“Përqendrimi në reformat urgjente të shtetit të së drejtës, të cilat janë renditur në raportin e fundit të Komisionit Evropian për zgjerimin, janë të një rëndësie kyçe. Sigurisht, për këtë qëllim, ne vazhdojmë të mbështesim Malin e Zi në rrugën e tij drejt anëtarësimit në BE. Për ne, stabiliteti politik është kyç për përparimin në rrugën drejt BE-së, një proces nga i cili përfiton si Mali i Zi, ashtu edhe Evropa në tërësi”, tha Pisnero, në një konferencë shtypi në Bruksel.

Brukseli pret që Mali i Zi të vazhdojë me përshtatjen e qëndrimeve me BE-në
“Të fokusohemi në fakte e jo spekulime se çfarë mund të ndodhë. Ne llogarisim në mbajtjen e kursit, dhe kjo nënkupton edhe vazhdimin e përshtatjes së plotë me politikën e jashtme të BE-së. Mali i Zi ka një histori të gjatë të përshtatjes prej 100 për qind me politikën e jashtme të BE-së. Presim që kjo të vazhdojë. E dimë se kjo ka edhe çmim, sepse kështu vendi bëhet cak i sulmeve hibride dhe i tentimeve për ndërhyrje nga jashtë”, kishte thënë zëdhënësi i BE-së, Peter Stano.

Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi reagojnë ndaj kërcënimeve të ministrit serb
Zyrtarë të lartë të Maqedonisë së Veriut dhe të Malit të Zi kanë reaguar pas deklaratave të ministrit serb, Millosh Vuçeviç, i cili tha se dy vendet e kanë zemëruar Serbinë në momentin që e kanë njohur Kosovën. Po ashtu, ai e ashpërsoi edhe më tej gjuhën, duke i kërcënuar dy vendet e Ballkanit se anëtarësimi në NATO nuk do të thotë se ato janë të mbrojtura.
“Maqedonia e Veriut refuzon ndërhyrjen dhe vërejtjet e papërshtatshme nga zyrtarët fqinjë. Ne qëndrojmë për stabilitet dhe bashkëpunim rajonal, duke përfshirë Serbinë dhe Kosovën. Në pritje të sqarimit nga ministri i Mbrojtjes i Serbisë”, këto kërcënime, ministri i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, i ka cilësuar si të papërshtatshme.

Ndërsa, presidenti i Malit të Zi, Jakov Milatoviq, i ka quajtur përpjekje për të ndërhyrë drejtpërdrejt ose indirekt me aktorët e huaj në krijimin e Qeverisë në Mal të Zi.
“Pres që formimi i Qeverisë së 44-të të bazohet në vullnetin e shprehur lirshëm të qytetarëve në zgjedhjet e kaluara parlamentare, si dhe në prioritetet programore, që do të mundësojnë anëtarësimin e përshpejtuar të Malit të Zi në BE, rritjen e standardit jetësor dhe ndërtimin e shtetit të së drejtës”, shkroi Milatoviq.
Mali i Zi ka rrezikuar integrimin në BE për shkak të krizës politike
Përmes një raporti, deputetët e Parlamentit Evropian kanë shprehur keqardhje për ngecjen që Mali i Zi ka bërë në rrugën drejt integrimit në BE si pasojë e krizës së brendshme politike. Eurodeputetët, po ashtu, shprehën shqetësim edhe për tentimet për ndërhyrje dashakeqe nga jashtë, që vijnë, sidomos, nga Rusia, Kina dhe Serbia.

“Eurodeputetët shprehen se dështimi për të ndërtuar konsensus për çështjet e interesit kombëtar dhe mungesa e dialogut ndërpartiak, e kanë vonuar progresin në reformat evropiane dhe e kanë kthyer Malin e Zi në një krizë të thellë institucionale dhe politike”, u tha në njoftimin e lëshuar nga PE-ja pas miratimit të raportit.
Mali i Zi e dënon sulmin ndaj policëve në veri
Ministria e Jashtme e Malit të Zi ka reaguar në lidhje me sulmin në veri të Kosovës, ku një polic i Kosovës është vrarë. Ky dikaster dënon këtë akt të tmerrshëm, duke kërkuar që autorët e krimit të sillen para drejtësisë.
“Mali i Zi dënon ashpër sulmin e sotëm ndaj policisë së Kosovës. Shprehim ngushëllime për policin e vrarë në detyrë, ndërsa të plagosurve u urojmë shërim”, thuhet në njoftimin e MPJ-së së Malit të Zi.

Mali i Zi zyrtarisht nuk e ka refuzuar ekstradimin e 3 personave të kërkuar nga drejtësia e Kosovës.
Ministri i Drejtësisë së Malit të Zi, Marko Kovaç, ka refuzuar kërkesën e Kosovës për ekstradimin e shtetasit serb, Momçilo Vukotiq, për krime lufte kundër civilëve. Ndërsa, Ministria e Drejtësisë e Kosovës ka thënë se Mali i Zi zyrtarisht nuk e ka refuzuar ekstradimin e 3 personave të kërkuar nga drejtësia e Kosovës.
Mali i Zi zyrtarisht nuk e ka refuzuar ekstradimin e 3 personave të kërkuar nga drejtësia e Kosovës
Ministri i Drejtësisë i Malit të Zi, Marko Kovaç, ka refuzuar kërkesën e Kosovës për ekstradimin e shtetasit serb Momçilo Vukotiq i cili është 61 vjeçar, e i kërkuar nga drejtësia kosovare për krime lufte kundër civilëve, kështu është raportuar para disa ditëve nga media RTCG.
Por, Ministria e Drejtësisë së Kosovës (MD) për RTV Dukagjinin e kishte mohuar se të ketë pranuar ndonjë refuzim ose pranim për ekstradim nga ana e Malit të Zi.
“Lidhur me kërkesën tuaj, Ju njoftojmë se Ministria e Drejtësisë e Republikës së Kosovës ka kërkuar ekstradimin e tre personave: 1. Momcilo Vukotiq; 2. Ilir Berisha; dhe 3. Zivko Vuksanoviq”, thuhet në përgjigjen Ministrisë së Drejtësisë për RTV Dukagjinin.
“Njoftimet e fundit të Ministrisë të Drejtësisë të Malit të Zi për tri rastet e ndryshme të ekstradimeve të krimeve të luftës me Malin e Zi janë pranuar të hënën pasdite dhe në asnjërën nga to nuk thuhej që është marr vendim për lejimin ose refuzimin e ekstradimit, por tregohet që ju është caktuar paraburgimi me qëllim të zhvillimit të procedurës së ekstradimit. Pra ende nuk kemi njoftim nga Ministria e Drejtësisë e Malit të Zi për lejimin ose refuzimin e ekstradimit, përveç njoftimit për caktimin e paraburgimit me qëllim të ekstradimit”, kanë shtuar MD-ja.
Mali i Zi liron dy të dyshuar për krime lufte në Kosovë
Gjykata e Lartë në Bjello Pole i kishte liruar nga paraburgimi shtetasin serb, Zhivko Vuksanoviq, 62 vjeç, ekstradimin e të cilit e ka kërkuar Kosova, pasi dyshohet për krime lufte. Po ashtu, edhe një tjetër i dyshuar, që po kërkohet nga Kosova, është liruar nga autoritetet në Mal të Zi.
Gjykata e Lartë në Bjello Pole ka liruar nga paraburgimi shtetasin serb, Zhivko Vuksanoviq, 62 vjeç, ekstradimin e të cilit e ka kërkuar Kosova, pasi dyshohet për krime lufte.
A do të ekstradohet në Kosovë serbi i dyshuar për krime lufte?
Zëvendëskryeministri shqiptar i Malit të Zi, njëherësh ish-kryetar i komunës së Tuzit, Nik Gjeloshaj, kishte thënë se shumë shpejt do të bëhet ekstradimi i serbit Momqillo Vukotiq, i cili kërkohet nga autoritetet e Kosovës nën dyshimin për kryerjen e krimeve të luftës gjatë luftës në Kosovë në vitin 1999.
“Mendoj që shumë shpejt do të ekstradohet. Kam kërkuar informata për të. E nga Kosova s’më ka pyetur askush, por vetë jam interesuar. I kam thënë ministrit të Drejtësisë që të më jap info rreth kësaj, kur ka të bëjë me çështje të shqiptarëve nuk ka nevojë askush të më pyes për t’u interesuar rreth asaj çështje. Vendimi i këtij ministri është skandaloz, mendoj që nuk është argumentuar, por duke e njohur këtë ministër mendoj që ky vendim është jo në rregull” – kishte thënë Gjeloshaj në “Kallxo Përnime”.
Gjeloshaj ka thënë, gjithashtu, se e njeh ministrin paraprak të Drejtësisë, i cili e kishte refuzuar kërkesën e Kosovës për ekstradim dhe për këtë arsye ka kërkuar verifikim të lëndës.
“Ballkani i hapur” dhe Mali i zi
Ideja e iniciativës së “Ballkanit të Hapur”, ende nuk ka vdekur për disa nga liderët e shteteve të Ballkanit Perëndimor. Kësaj here në Serbi, në panairin e verës, në kuadër të “Ballkanit të Hapur”, janë bërë bashkë presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ai i Malit të Zi, Jakov Milatoviq dhe kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaqevski.

Ndërsa kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, një nga ideatorët e “Open Balkan”, e konsideroi të mbyllur këtë iniciativë me rikthimin e Procesit të Berlinit pak kohë më parë.
Ideja e Ballkanit të Hapur ishte refuzuar kategorikisht edhe nga Kosova. Kryeministri Albin Kurti, vazhdimisht, ka insistuar që “Procesi i Berlinit” është iniciativa më e mirë për Kosovën dhe vendet e Ballkanit.
Mali i Zi fillon regjistrimin e popullsisë
Në Mal të Zi, ka filluar regjistrimi i popullsisë pas marrëveshjes midis qeverisë dhe opozitës. Kryeministri Spajiq thotë se regjistrimi është i përgatitur mirë, ndërsa opozita e vlerëson si një hap drejt legjitimitetit.
Kryeministri i i Malit të Zi, Millojko Spajiq, tha se regjistrimi është përgatitur mirë dhe se “Kemi treguar që Mali i Zi ka institucione funksionale dhe njerëz të përgjegjshëm, të gatshëm të ndërtojnë ura për të ardhmen evropiane”.

Kurse nga radhët e partisë së kryeministrit “Lëvizja Evropa Tani” thuhet se regjistrimi “do të ketë legjitimitet të plotë pas hapit të madh që ndërmori Qeveria dhe shumica parlamentare duke i përmbushur të gjitha kërkesat e opozitës.















