“Mali i Zi bëri një zgjedhje dhe unë e respektoj atë zgjedhje”, Gjukanoviq ia uron fitoren Millatoviq-it

"Zgjedhjet kanë përfunduar. Mali i Zi ka zgjedhur. Unë e respektoj atë zgjedhje. Përgëzoj Jakov Milatoviq. I uroj që të jetë president i suksesshëm. Nëse ai është i suksesshëm, kjo mund të thotë se Mali i Zi mund të jetë një vend i suksesshëm", ka thënë Gjukanoviq në një konferencë për media

Kryetari i Partisë Demokratike të Socialistëve dhe presidenti aktual i Malit të Zi, Milo Gjukanoviq

Kryetari i Partisë Demokratike të Socialistëve dhe presidenti aktual i Malit të Zi, Milo Gjukanoviq, ka uruar Jakov Millatoviq, kandidat nga Lëvizja Europa Tani, për fitoren e tij në zgjedhjet presidenciale.

Gjukanoviq tha se populli i Malit të Zi e ka zgjedhur Millatoviqin dhe ketë zgjedhje e respekton, duke e uruar për fitoren.

“Zgjedhjet kanë përfunduar. Mali i Zi ka zgjedhur. Unë e respektoj atë zgjedhje. Përgëzoj Jakov Milatoviq. I uroj që të jetë president i suksesshëm. Nëse ai është i suksesshëm, kjo mund të thotë se Mali i Zi mund të jetë një vend i suksesshëm”, ka thënë Gjukanoviq në një konferencë për media.

“Në zgjedhje më udhëhoqi përgjegjësia ime ndaj Malit të Zi, për të mbrojtur nderin kombëtar të Malit të Zi dhe malazezëve. Mendoj se e kemi bërë këtë gjatë gjithë këtyre viteve, që e bëmë sot. Herë fiton zgjedhjet, herë humbet. Dhe Në këtë proces, mendoj se kemi treguar përgjegjësi absolute ndaj Malit të Zi”, ka shtuar ai.

Gjukanoviq theksoi se është e rëndësishme që të mbahen zgjedhjet parlamentare të 11 qershorit dhe të ketë një qeveri që do të jetë me përgjegjësi.

“Gjithçka që po ndodh këto ditë konfirmon se për fat të keq Mali i Zi nuk ka qeveri, se ka institucione të gabuara, gjë që u tregua edhe në këtë proces zgjedhor. Është shumë e rëndësishme që pas 11 qershorit Mali i Zi të marrë një qeveri që do të jetë me përgjegjësi. e çojnë atë drejt qëllimit evropian”, ka shtuar ai.

Shija e redaktorit

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Të fundit nga rubrika