Kurti: Nuk do të ketë ndëshkime për ata që paguajnë me dinarë

“Qeveria e Kosovës, në kuadër të kompetencave të saj, nuk do të zbatojë asnjë masë ndëshkuese gjatë periudhës së tranzicionit dhe u bën thirrje shtyllave të tjera që të mbajnë të njëjtin qëndrim me përkushtim. Jemi duke punuar për informacione më të plota, të cilat do t’i zbulojmë në ditët në vijim”, ka shkruar Kurti

Kryeministri i Kosovës ALbin Kurti. Foto Betty Laura Zapata/Bloomberg.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, me një postim në rrjetin social X, ka njoftuar se askush nuk do të ndëshkohet për përdorimin e dinariy gjatë një periudhe tranzitore.

Ai, po ashtu, u ka bërë thirrje institucioneve të tjera që ta mbajnë të njëjtin qëndrim.

Kurti tutje tha se do të japin informacione më të plota gjatë ditëve në vijim.

“Qeveria e Kosovës, në kuadër të kompetencave të saj, nuk do të zbatojë asnjë masë ndëshkuese gjatë periudhës së tranzicionit dhe u bën thirrje shtyllave të tjera që të mbajnë të njëjtin qëndrim me përkushtim. Jemi duke punuar për informacione më të plota, të cilat do t’i zbulojmë në ditët në vijim”, ka shkruar ai.

Ndryshe, Banka Qendrore e Kosovës në fund të vitit të kaluar miratoi rregulloren e re, që ndalon përdorimin e valutave të tjera në sistemin bankar të Kosovës, përveç euros, e cila është edhe monedhë zyrtare.

Aleatët e Kosovës vazhdimisht i kanë kërkuar Kosovës që të shtyjë zbatimin e kësaj rregulloreje, me qëllim që t’i lihet kohë informimit dhe ambientimit të atyre që mbajnë dinarë që të kthehen në euro.

Për këtë Serbia kishte thirrur një seancë në Këshill të Sigurimit javën e kaluar, ku dhe u pa se të gjithë aleatët i kanë kërkuar Kosovës një periudhë “tranzitore”, me qëllim të informimit të serbëve lokalë për përdorimin e euros.

Kurti: Nuk mund ta kthejmë pas vendimin e BQK-së për dinarin

Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Të fundit nga rubrika