Kurti: Nuk mund ta kthejmë pas vendimin e BQK-së për dinarin

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka konfirmuar se qeveria e tij nuk do të ndërhyjë në vendimin e Bankës Qendrore të Kosovës për përdorimin e euros si monedhë zyrtare. Ai ka shprehur mbështetjen e tij për zbatimin e rregulloreve të reja dhe ka theksuar se vendimi nuk mund të kthehet pas

Kryeministri i Kosovës ALbin Kurti. Foto Betty Laura Zapata/Bloomberg.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se qeveria e tij nuk do të ndërhyjë në vendimin e fundit të Bankës Qendrore të Kosovës (BKQ), të cilin e ka quajtur të pavarur në zbatimin e rregullores së saj.

Kryeministri Kurti ka mbështetur zbatimin e rregulloreve të reja për përdorimin e euros si monedhë të vetme, duke deklaruar se këtë vendim nuk mund ta kthejnë pas.

Ai, gjithashtu, ka theksuar se nuk ka plane për masë ndëshkuese dhe se do t’u jepet kohë serbëve etnikë për t’u përshtatur me këtë ndryshim.

“Nuk mund ta kthejmë këtë vendim. Nuk do të kemi asnjë lloj mase ndëshkuese – nuk duam të ndëshkojmë askënd”, ka thënë Kurti në një intervistë dhënë mediumit britanik “Bloomberg” të hënën.

BQK-ja e ka publikuar rregulloren e re më 17 janar dhe ajo ka hyrë në fuqi më 1 shkurt.

Banka Qendrore ka bërë të ditur se rregullorja e tyre nuk ndalon pranimin e mjeteve në llogaritë bankare në euro dhe nuk kufizon aktivitetin këmbimor të valutave nga institucionet financiare.

Në veri të Mitrovicës, serbët lokalë kanë paralajmëruar një protestë këtë të hënë në orën 12:00, për të kundërshtuar vendimin e Bankës Qendrore të Kosovës për ndalimin e dinarit si mjet pagese.

Kurti ka sqaruar se vendimi i Bankës Qendrore nuk pengon Serbinë për të ndihmuar komunitetin serb, dhe se Kosova nuk e ka ndaluar përdorimin e dinarit.

Ai ka theksuar se euroja duhet të jetë monedha e vetme e pranueshme për transaksionet me para të gatshme.

Po ashtu, kryeministri Kurti ka thënë se nëpërmjet Rregullores së BQK-së po luftohet kriminaliteti.

Të gjithë qytetarët që tashmë kanë një llogari bankare në euro, në cilëndo bankë të licencuar në Kosovë, mund ta përdorin të njëjtën për të pranuar mjetet nga çdo shtet.

Ndërsa, ata që ende nuk kanë llogari, mund të hapin një të tillë te secila bankë, sipas Rregullores së BQK-së për Qasje në Llogari Pagese për Shërbime Bazike, që për grupet e cenueshme e të skemave sociale nuk ka tarifë të hapjes e as të mirëmbajtjes, nga 1 janari 2024.

Shija e redaktorit

Spanja kampione e Evropës për herë të katërt

Ka mbaruar super ndeshja mes Spanjës dhe Anglisë në kuadër të finales së Kampionatit Evropian 2024. Pas një loje fantastike, Spanja ka përmbyllur ndeshjen me...

Spanja në finale, mposht Francën

Kombëtarja e Spanjës ka arritur kualifikimin në finale të Euro 2024, pasi mposhti me rezultat 2:1 kombëtaren e Francës në gjysmëfinale. Në pjesën e dytë...

Ballkani triumfon në ndeshjen e parë kualifikuese në Ligën e...

Ballkani ka fituar 2-1 ndaj Santa Coloman në 1/8 e fazës kualifikuese në Ligën e Kampionëve. Ndeshja nisi me një ritëm të qetë, por që...

Të fundit nga rubrika