Kush janë kandidatët për pozitën e një anëtari në Këshillin Prokurorial të Kosovës?

Alban Muriqi, Memli Ymeri, Visar Krasniqi dhe Granit Zeka janë emrat e kandidatëve të nominuar, të cilët do të jenë në garë për t’u zgjedhur anëtar në KPK

Këshilli Prokurorial i Kosovës

Alban Muriqi, Memli Ymeri, Visar Krasniqi dhe Granit Zeka janë emrat e kandidatëve të nominuar, të cilët do të jenë në garë për t’u zgjedhur anëtar në Këshillin Prokurorial të Kosovës, e të cilët janë përfaqësues nga shoqëria civile, raporton “Betimi për Drejtësi“.

Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit, do të mblidhet sot (e martë), me fillim në ora 13:00, në mbledhjen e parë të sesionit pranveror, ku njëra ndër pikat do të jetë edhe formimi i grupit punues për shqyrtimin e aplikacioneve të kandidatëve për anëtar të Këshillit Prokurorial të Kosovës.

Sipas Ligjit Nr. 06/L-056 për Këshillin Prokurorial të Kosovës, brenda 15 ditëve nga përfundimi i afatit për aplikim, Komisioni për Legjislacion do të vlerësojë nëse kandidatët i plotësojnë kushtet për t’u zgjedhur anëtar i Këshillit, me të drejtën edhe të hedhjes poshtë të kandidaturave që nuk i plotësojnë kushtet e përcaktuara me konkurs.

Pas këtij procesi zhvillohen intervistat, dhe në bazë të rezultateve në këto intervista, përgatitet lista e ngushtë prej dy kandidatëve që i propozohen Kuvendit për votim.

Votimi për njërin nga kandidatët e propozuar nga Komisioni bëhet në mënyrë të fshehtë.

Në raundin e parë, për t’u cilësuar votim i suksesshëm duhet që njëri nga kandidatët e propozuar t’i marrë shumicën e votave të të gjithë deputetëve të pranishëm dhe që votojnë.

Nëse asnjëri nuk i merr këto vota, atëherë zhvillohet raundi i dytë ku anëtar i KPK nga radhët e shoqërisë civile zgjedhet kandidati që merr numrin më të madh të votave.

Ndryshe, në KPK nuk është zgjedhur anëtari nga radhët e shoqërisë civile që nga janari i vitit 2016, kur ish-anëtarit të këtij Këshilli nga radhët e shoqërisë civile, Florent Muçaj, në mënyrë të kundërligjshme i ishte ndërprerë mandati nga KPK.

Kundërligjshmëria e ndërprerjes së këtij mandati u konfirmua edhe nga Gjykata./BetimipërDrejtësi

Shija e redaktorit

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Të fundit nga rubrika