Lushtaku falënderon qytetarët për mbështetje: Kurti të mos përdorë pushtetin për qëllime të veta

Screenshot

Kryetari i komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku, pas lirimit me procedurë të rregullt lidhur me sulmin ndaj kryetarit të degës së Lëvizjes Vetëvendosje, Hysni Mehani, ka falënderuar qytetarët për mbështetje.

Lushtaku, pas përfundimit të intervistimit, iu bashkua qytetarëve të shumtë në numër që janë mbledhur tash e disa orë në mbështetje të tij, të cilët i falënderoi përzemërsisht, njofton Dukagjini.

“Vërtetë du me ju falënderu shumë që gjithmonë keni qenë me Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, keni qenë me Hashim Thaçin dhe jeni me Partinë Demokratike të Kosovës. Faleminderit shumë”, u shpreh Lushtaku.

Megjithatë, Lushtaku nga Skenderaj theksoi se i bën thirrje kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, që sipas tij të mos e përdorë pushtetin, Policinë e Prokurorinë për qëllime të veta.

“Albin Kurti nuk duhet me përdorë pushtetin për qëllime të veta.  Ne i bëjmë thirrje nga këtu që mos të përdorë pushtetin, policinë e mos të përdorë Prokurorinë e as Gjykatën”, u shpreh Lushtaku.

 

 

Shija e redaktorit

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

Të fundit nga rubrika