Marsh me biçikleta kundër dhunës ndaj grave dhe vajzave
Në kuadër të fushatës “16 Ditët e Aktivizmit kundër Dhunës ndaj Grave”, këtë të diel mbahet një aktivtet vetëdijësues me biçikleta. Pra, ky aktivitet do të jetë diçka ndryshe, pasi nuk do të ketë protestë, por marshim me biçikleta. Nëpërmjet njoftimit të “Marakli t’Biçikletave”, kanë ftuar të gjithë qytetarët dhe qytetaret të marrin pjesë në […]





Në kuadër të fushatës “16 Ditët e Aktivizmit kundër Dhunës ndaj Grave”, këtë të diel mbahet një aktivtet vetëdijësues me biçikleta.
Pra, ky aktivitet do të jetë diçka ndryshe, pasi nuk do të ketë protestë, por marshim me biçikleta.
Nëpërmjet njoftimit të “Marakli t’Biçikletave”, kanë ftuar të gjithë qytetarët dhe qytetaret të marrin pjesë në këtë aktivitet për t’i thënë “jo së bashku dhunës ndaj grave dhe vajzave”.
Fushata është aktivitet ndërkombëtar vjetor që ka filluar më 25 nëntor në Ditën Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave dhe zgjat deri më 10 dhjetor 2022 në Ditën e të Drejtave të Njeriut.
Aktiviteti nis në orën 11:00 në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë.

“Janë 6 kilometra teren i lehtë edhe për fillestarët që posa kanë filluar të çikëlojnë. Ngjarja është i hapur për të gjithë dhe do ketë edhe përcjellje nga Policia e Kosovës.Vendosja e helmetave është obligative. Personat nën moshën 16 duhet të jenë nën përkujdesjen e prindit apo kujdestarit. Sugjerohet të keni veshmbathje dimërore të përshtatshme për temperaturat të ulëta dhe mbrojtje nga shiu”, thuhet në njoftim.
Kujtojmë se, në ditët e fundit ka pasur raste të shumta dhunimi e vrasje ndaj grave, rasti i fundit ka ndodhur këtë javë më 30 nëntor, kur gruaja shtatzënë kishte humbur jetën, pasi është qëlluar me armë zjarri nga një person i cili ka qenë burri i saj.
Ndërsa, pas 48 orëve në arrati, i dyshuari për vrasjen e 35-vjeçares shtatzënë ishte vetëvrarë të premten, kështu kishte njoftuar ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla.
- Vrasja në QKUK: Gruaja e vrarë ishte shtatzënë, u qëllua me armë zjarri
- Varroset 63-vjeçarja që u vra nga burri me sëpatë
Portali Dukagjini ka bërë një përmbledhje të rasteve të vrasjes ndaj grave përgjatë viteve të fundit në Kosovë.
Gjithashtu, rast akoma i freskët është ai i 63-vjeçares që u privua nga jeta të premten e 25 nëntorit, nga bashkëshorti i saj 70-vjeçar. Ky i fundit dyshohet të ketë goditur të ndjerën me sëpatë. I njëjti është vetëdorëzuar në Policinë e Kosovës.




















