Meloni thotë se respekton vendimin e Gjykatës Kushtetuese në Shqipëri, por nuk ka plan B

Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni, ka shprehur respektin e saj ndaj vendimit të Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë lidhur me paktin për strehimin e emigrantëve të paligjshëm. Ajo ka deklaruar se ky vendim nuk cenon marrëveshjen mes dy vendeve dhe ka theksuar se nuk ka një "plan B" në këtë moment

Italy's Prime Minister Giorgia Meloni, as he meets Albania ’s Prime Minister Edi Rama at Chigi Palace, in Rome, Italy 6 November 2023. ANSA/GIUSEPPE LAMI

Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni, shprehet se respekton vendimin e Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë, e cila shqyrtoi paktin për strehimin e emigrantëve të paligjshëm në vendin tonë.

Meloni tha në një deklaratë për mediat se vendimi i Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë nuk cenon paktin mes dy vendeve, duke shtuar se “nuk ka plan B” në këtë moment.

Për ironi, ndryshe nga fqinjët grekë, Meloni është shprehur se respekton vendimet e organeve të një vendi sovran, ndryshe nga presioni mbytës i Athinës zyrtare për Fredi Belerin.

“Nuk mendoj se vendimi i Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë ndikon në paktin me Italinë, por ne nuk do të ndërhyjmë në vendimet e një organi të një vendi sovran”, ka thënë kryeministrja italiane, Giorgia Meloni, në një konferencë për shtyp në përfundim të Këshillit Evropian në Bruksel.

“Nuk kemi plan B”, tha ajo duke shtuar se ishte e bindur se pezullimi i marrëveshjes së vendosur nga Gjykata nuk duhet të cenojë marrëveshjen, shkruan VoxNews.

Ndryshe, më 6 nëntor, kryeministri Edi Rama dhe homologia italiane, Giorgia Meloni, nënshkruan në Romë marrëveshjen për ndërtimin në Shqipëri të dy qendrave për strehimin e emigrantëve.

Sipas marrëveshjes për emigrantët, porti i zbarkimit do të jetë Shëngjini, ndërsa Gjadri do të jetë kampi ku do të ndërtohet vendqëndrimi i tyre.

Kapaciteti maksimal i numrit që do të presë qendra në Shqipëri nuk mund të jetë më shumë se 3 mijë emigrantë në muaj.

Shpenzimet për këtë vendim politik deri më tani do të përballohen nga Italia, e cila do t’i paguajë Shqipërisë fondin e parë në shumën 16.5 milionë euro, brenda një 3-mujori. Parashikohet që mbi 100 milionë euro të jenë të ngrira në një llogari bankare të nivelit të dytë si garanci. Italia, ndërkaq merr përsipër të gjitha shpenzimet për kujdesin spitalor sipas legjislacionit shqiptar, pas administrimit të trajtimeve spitalore të palës shqiptare. Emigrantët do të qëndrojnë në pritje të përgjigjes për azil nga autoritetet italiane në strukturën që do të ndërtohet po nga italianët.

Kohëzgjatja e marrëveshjes do të jetë 5 vjet, por mund të shtyhet automatikisht edhe me 5 vite të tjera nëse ndonjëra nga palët nuk komunikon të paktën gjashtë muaj përpara afatit të përfundimit, qëllimin e saj për të mos e renovuar këtë protokoll.

Më 21 nëntor, Dhoma e Përfaqësuesve në Parlamentin Italian miratoi me 189 vota pro dhe 126 kundër rezolutën e mazhorancës italiane, pavarësisht kritikave të opozitës.

Shija e redaktorit

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Për tre muaj diaspora dërgoi mbi 284 milionë euro në...

Banka Qendrore të Kosovës (BQK) ka prezantuar të dhënat e fundit lidhur me dërgesat e mërgatës dhe të dhëna të tjera financiare për muajin...

Të fundit nga rubrika