Mo Salah shënon hattrick-un më të shpejtë në Champions League

Mo Salah realizoi një hattrick të jashtëzakonshëm në vetëm gjashtë minuta e 12 sekonda – më i shpejti ndonjëherë në historinë e Ligës së Kampionëve – gjersa Liverpool mposhti Rangers me rezultat 7-1 në stadiumin Ibrox në Glasgow të mërkurën

Mo Salah





Salah, i cili sipas standardeve të tij të larta ka pasur një fillim të përzier të sezonit, doli nga stoli i zëvendësuesve në minutën e 68-të dhe shtatë minuta më vonë filloi të shënonte.

Po aq shpejt sa Salah kishte shënuar dy golat e parë, ai përfundoi edhe të tretin, duke e kaluar topin pas portierit të Rangers, Allan McGregor.

“Mo [Salah] tipik”, tha më pas menaxheri i Liverpool, Jurgen Klopp, shkruan CNN.

Ekipi i Liverpool

Rezultati dhe performanca e Salah dhanë një lehtësim shumë të nevojshëm për Liverpool-in.

“Padyshim që ndryshoi disponimin”, shtoi Klopp për fitoren e së mërkurës, që ishte hera e parë që Liverpool kishte fituar një ndeshje jashtë fushe këtë sezon.Është krejtësisht ndryshe”, shtoi ai.

Liverpool e nisi dobët këtë ndeshje dhe, ashtu si shpesh këtë sezon pësoi golin e parë, Scott Arfield kaloi skuadrën skoceze në avantazh pas 17 minutash.

Pas hattrick-ut gjashtë-minutësh të Salah, Harvey Elliott shënoi golin e tij të parë në Champions League për të përfunduar fitoren 7-1.

Liverpool ndeshjen e radhës do ta ketë me Manchester City në Premier League në Anfield të dielën.





Shija e redaktorit

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

Të fundit nga rubrika