Nazarko: Kurti u takua me këshilltarin e Macron në Tiranë, takimi nuk u bë publik

Analisti, Mentor Nazarko, ka shpalosur një detaj të pazbuluar më parë nga Samiti i Procesit të Berlinit, i cili u zhvillua në Tiranë. Ai bëri të ditur se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pati një takim të papritur me një këshilltar të presidentit të Francës, Emmanuel Macron, një ditë pas përfundimit të këtij samiti

Mentor Nazarko

Gjatë një bisede televizive në emisionin “Real Story” me gazetarin Sokol Balla, analisti Mentor Nazarko ka zbuluar një detaj interesant nga Samiti i Procesit të Berlinit, që u zhvillua të hënën në Tiranë.

Analisti, Nazarko foli për një takim të papritur të zhvilluar në kulmin e samitit në Tiranë në mes të Albin Kurtit me këshilltarin e presidentit të Francës, Macron.

Ai tha se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, kishte takuar një këshilltar të presidentit francez, Emmanuel Macron, një ditë pas përfundimit të samitit. Ky informacion erdhi si një surprizë, pasi takimi nuk u bë publik as në Kosovë, as nga autoritetet franceze.

“Fakti që ky takim nuk është bërë publik as në Kosovë as nga francezët, tregon se ka qenë një takim serioz”, ka thënë Nazarko, duke theksuar ndjeshmërinë e këtij takimi.

Ndërsa, kancelari gjerman, Olaf Scholz, kishte treguar më parë një qasje të kujdesshme ndaj takimeve të nivelit të lartë me udhëheqësit e Kosovës, presidenti i Francës, Emmanuel Macron, duke përdorur një këshilltar, kishte arritur të organizojë këtë takim me kryeministrin Kurti.

“Në dijeninë time, Kurti ka qëndruar në Tiranë dhe është takuar me një këshilltar të Macron. Ka ikur të nesërmen. Fakti që ky takim nuk është bërë publik, as në Kosovë, as nga francezët, tregon se ka qenë një takim serioz. Scholz e takoi dhe e theu pak embargo që ndaj udhëheqësve të Kosovës nuk do të kishte takime të nivelit të lartë, por Macron e ka takuar nëpërmjet këshilltarit”.

Mbi të gjitha, kjo deklaratë theksoi që Macron-i dhe Franca kanë fuqinë dhe kapacitetin për të luajtur një rol të rëndësishëm në procesin e liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës.

“Ndërkohë që merrej me bizneset në Shqipëri, mund ta kishte gjetur kohën. Çështjen e vizave nëse ju kujtohet në samitin në vitin 2017, Macron-i e ka përdorur kur tha hiqe taksën që të jap vizat. Pra, Franca e ka fuqinë dhe për të liberalizuar dhe bllokuar“, ka përfunduar Nazarko.

Shija e redaktorit

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Për tre muaj diaspora dërgoi mbi 284 milionë euro në...

Banka Qendrore të Kosovës (BQK) ka prezantuar të dhënat e fundit lidhur me dërgesat e mërgatës dhe të dhëna të tjera financiare për muajin...

Të fundit nga rubrika