Një burrë gjendet pa shenja jete në Mitrovicën e Veriut
Një burrë është gjetur pa shenja jete të dielën në Mitrovicën e Veriut. Rasti është raportuar në Polici rreth orës 15:30, ndërsa me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion. Policia ka bërë të ditur se rasti po trajtohet si “Vdekje e dyshimtë”. Ndërkohë, hetimet janë […]
Një burrë është gjetur pa shenja jete të dielën në Mitrovicën e Veriut.
Rasti është raportuar në Polici rreth orës 15:30, ndërsa me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion.
Policia ka bërë të ditur se rasti po trajtohet si “Vdekje e dyshimtë”.
Ndërkohë, hetimet janë duke vazhduar.















