Një muaj paraburgim gruas që vrau kunatin në Prishtinë

Gjykata Themelore në Prishtinë ka vendosur masën e paraburgimit për një muaj për gruan që dyshohet se vrau një familjar të saj

Pamje nga vendi i ngjarjes

Gjykata Themelore në Prishtinë ka vendosur masën e paraburgimit për një grua, që dyshohet se vrau kunatin e saj të martën në mbrëmje.

Gruaja është e dyshuar për veprat penale të “vrasjes së rëndë” dhe “mbajtjes në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”. Pas kryerjes së krimit, ajo është vetëdorëzuar në polici.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen Vranjevc në Prishtinë, ku policia ka sekuestruar një pistoletë, e cila dyshohet se është përdorur për vrasjen. Në vendin e ngjarjes janë gjetur 10 gëzhoja dhe katër predha, ndërsa janë sekuestruar edhe një karikator me tre fishekë dhe 27 fishekë të tjerë gjatë kontrollit.

Shija e redaktorit

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

Të fundit nga rubrika